Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dërgon 7 mijë email-e për t’u lidhur me një vajzë, ç’ndodhi pasi e gjeti
English

Dërgon 7 mijë email-e për t’u lidhur me një vajzë, ç’ndodhi pasi e gjeti

Tiranë, 17 Nëntor 2010 NOA/ Rid Bulku – Ka dërguar plot shtatë mijë emaile, ku të mundte, me një qëllim të vetëm, të lidhej edhe ai me në vajzë. Dhe më në fund, ia ka arritur qëllimit që i vuri vetes.

Këtë ka bërë Stiv Takër (Steve Tucker), një punonjës i Ministrisë së Emigracionit në Australi.

Gjithçka, për vajzën që njohu në nje feste dhe pasi mësoi se punonte dhe ajo në ministri, e kishte të pamundur ta gjente ku ndodhej.

***

Atë, e kishte njohur të shtunën e kaluar, në një mbrëmje argëtimi (party) ku ai ishte i ftuar si dhe kolegë të tjerë të tij të ministrisë.

Në biseda e sipër që ndodhin rëndom në të tilla raste, u njoh me në vajzë që i bëri shumë përshtypje. Bashkë nisën një bisedë, që eci mirë. Por ajo u la përgjysmë pasi të tjerë kolegë iu bashkuan dhe në një moment, humbën nga sytë e njëri tjetrit.

E vetmja gjë që mësoi për të, ishte emri, Olivia. Por pas asaj mesnate kur nuk u panë më, nuk mundi ta gjente dot.

Edhe pse shumë i kishte lënë mbresa e ca më shumë donte ta takonte sërish. E siç pohon, ai u dashurua me të.

Ndaj të hënën që kaloi, vendosi të përdorë çdo mënyrë për ta gjetur. Duke dërguar emaile tek të gjithë punonjësit e ministrisë ku punon, në Kanberra.

Në tekst, shpjegonte se donte të takonte sërish një vajzë, që i dinte emrin, Olivia e që ishte gjendur në fundjavë në partin e ministrisë dhe kërkonte ndihmë që të rilidhej me të.

“Që në çastin e parë që e pashë, ndjeva rrahje zemre dhe një ndjenjë dashurie të rrallë, por për ato minuta që folëm, nuk arrita dot t’i shpreh asgjë”, - thotë Stiv në letrën e dërguar me postën elektronike te shtatë mijë punonjësit e ministrisë.

Ndaj kërkonte nga kolegët që nëse e njohin, ta ndihmojne te rilidhet me të.

Emaili i mbërritur, u bë këtë të hënë, çështje dite në ministri, duke komentuar letrën e djalit romantik të dashuruar marrëzisht pas “Hirushes”.

Por letra, ra në dorë dhe të vajzës së ëndrrave të Stivit. Olivia gjithsesi, nuk u mrekullua aspak nga emaili “i çmendur” dhe refuzoi ta takojë djalin që aq shumë e dashuroi, me shikim të parë.

r.b/NOA

KOMENTE