Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy vrasjet në Shijak, zbulohet fqinji që u lirua pas një vrasjeje tjetër për mungesë provash(!)
English

Dy vrasjet në Shijak, zbulohet fqinji që u lirua pas një vrasjeje tjetër për mungesë provash(!)

Durrës, 17 Nëntor 2010 NOA – Vrasja e para 8 ditëve në vendin e quajtur “Katër Rrugët Shijak” mbetën të vdekur pasi u qëlluan me armë zjarri dy persona, sot ka një autor dhe ai është fqinji i tyre.

Policia konfirmoi se është konkluduar ditën e sotme me identifikimin dhe ndalimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe me zbardhjen e motiveve.

Në orën 18.30 të ditës së sotme, nga ana jonë u bë ndalimi i 53-vjeçarit Hysen Kamber Shera, lindur në Nikël Krujë dhe banues në Katër Rrugët Shijak, komshi i viktimës që prej 3 vitesh.

Kurse zbuloi edhe se i dyshuari i vetëm i krimit, kishte vrarë dhe më parë por ishte liruar për mungesë provash.

Shera, është dyshuar si autor i një tjetër vrasjeje të kryer në vitin 1996 në rrethin e Krujës për motive gjakmarrjeje; ngjarje në të cilën ka mbetur i vrarë me armë zjarri Lutfi Meta.

Lidhur me këtë ngjarje ky shtetas ka kryer një periudhë prej 33 muajsh paraburgim dhe më pas është liruar për mungesë provash.

***

Struktura Për Hetimin e Krimeve Kundër Personit & Jetës, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës, tha se operacioni erdhi në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Shijak dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Kurse pohoi se me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, si rezultat i një pune intensive hetimore të pandërprerë, duke përdorur edhe metodat speciale të hetimit, është konkluduar ditën e sotme me identifikimin dhe ndalimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, zbardhjen e motiveve si dhe dokumentimin ligjor të saj.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e proçeduriale të kryera, si dhe në bazë të provave shkencore të grumbulluara, rezulton se Shera, për motive krejt banale, ka vrarë me armë zjarri Fatmir Sula, 50 vjeç dhe djalin e tij, Izmir Sula, 18 vjeç.

E gjitha erdhi pasi para disa muajve, ndërmjet tyre kanë pasur një konflikt për motive banale; konflikt pas të cilit të dy palët nuk kanë pasur më komunikim me njëra-tjetrën.

Gjithashtu rezulton se Hysen Shera, është dyshuar si autor i një tjetër vrasjeje të kryer në vitin 1996 në rrethin e Krujës për motive gjakmarrjeje; ngjarje në të cilën ka mbetur i vrarë me armë zjarri Lutfi Meta.

Lidhur me këtë ngjarje ky shtetas ka kryer një periudhë prej 33 muajsh paraburgim dhe më pas është liruar për mungesë provash.

Nga ana jonë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit, automatik model 56 i kalibrit 7.62 mm, me te cilën ky shtetas ka kryer vrasjen, si dhe veshjet që ai ka perdorur per maskim gjate kryerjes se veprës penale (një kapele, xhup dhe tuta sporti).

Policia tha se materialet iu kaluan per ndjekje te metejshme Prokurorise së Rrethit Gjyqesor Durres për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake.

e.r/NOA

KOMENTE