English

Gallup: Shqiptarët për idenë e Shqipërisë Etnike

Shkup, 17 nëntor, NOA - Një sondazh i realizuar nga “Gallup International” si pjesë e projektit “Balkan Monitor”, nxjerrë në sipërfaqe shumicën e opinionit të shqiptarëve mbi idenë e Shqipërisë Etnike.

Në pyetjen e parashtruar në këtë anketë se “A do ta mbështetni personalisht idenë e Shqipërisë së Madhe”, shumica e të anketuarve kanë dhënë përgjigje pozitive.

Në bazë të këtyre rezultateve në Shqipëri, 62.8 për qind janë pro, 29.7 për qind janë kundër, 4.4 janë përgjigjur “nuk e di” dhe 3.1 për qind kanë refuzuar të përgjigjen.

Në Kosovë, situata duket më pro bashkimit, pasi 81 për qind e kanë përkrahur këtë ide, 12.6 për qind janë shprehur kundër dhe 2.9 për qind kanë “abstenuar”, ndërkaq 2.6 për qind nuk janë përgjigjur.

Surpriza e këtij sondazhi është Maqedonia, ku janë pyetur nëpërmjet sondazhit rreth 1.000 persona, prej të cilëve 66 për qind ishin maqedonas dhe 25.7 për qind ishin shqiptarë. Por idenë e bashkimit të trojeve shqiptare me Shqipërinë e kanë përkrahur 51.9 për qind e të intervistuarve, çka do të thotë se një pjesë e mirë e maqedonasve janë shprehur pro kësaj ideje. Ndërkaq 35.1 për qind e kanë kundërshtuar, 9.1 për qind janë përgjigjur se nuk e dinë dhe 3.7 për qind kanë refuzuar të japin mendimin e tyre.

Nëse nesër do të kishte një referendum për bashkimin e Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve shqiptare në Maqedoni, në Shqipëri referendumi do të triumfonte me 67.9 për qind pro dhe vetëm 32.1 për qind do të votonin kundër.

Në Kosovë fitorja e bllokut pro do të ishte edhe më e thellë, pasi më shumë se 8 në 10 banorë të Kosovës do të votonin pro bashkimit. Në këtë mënyrë, sipas sondazhit të Gallup International, 86.3 për qind do të ishin pro bashkimit dhe vetëm 13.7 për qind do të votonin kundër. Në Maqedoni, sipas sondazhit, do të fitonte “Po”-ja, pasi 59.7 për qind do të votonin pro dhe vetëm 40.3 për qind do të ishin kundër.

Sondazhi ka dhënë edhe rezultate mbi rajone të veçuara, duke treguar se cilat janë zonat që janë më shumë pro dhe cilat janë ato që e kundërshtojnë Shqipërinë Etnike.

Në ndryshim nga sa mund të pritej, Shqipëria nuk ka ndonjë ndryshim Veri-Jug në këtë aspekt, por është Shqipëria e Mesme ajo që, ndonëse është pro, ka një numër të konsiderueshëm personash që e kundërshtojnë bashkimin.

Kështu, në Shqipërinë e Veriut, 68.5 për qind janë pro, përkundrejt vetëm 23.1 për qind kundër (74.8 dhe 25.2 ndër ata që kanë dhënë mendim), përafërsisht e njëjtë me Shqipërinë e Jugut, ku 65.6 për qind janë pro dhe 26.2 kundër (71.5:28.5). Ky hendek ndryshon kur vjen puna në Shqipërinë e Mesme ku vetëm 53.8 për qind janë shprehur pro Shqipërisë Etnike dhe 37.7 për qind janë shprehur kundër.

Në Maqedoninë Veriperëndimore që ka shumicë shqiptare, 66.5 për qind janë pro dhe 22.2 janë kundër, ndërsa në pjesën tjetër 34.3 për qind janë pro dhe 50.7 për qind janë kundër. Për sa u përket kryeqyteteve, ato nuk variojnë shumë nga njëra-tjetra. Në Tiranë 62.4 për qind janë shprehur pro dhe 30.6 për qind janë shprehur kundër, jo shumë larg perceptimit në Prishtinë ku 69.7 janë pro dhe 25 për qind janë kundër. Në Shkup 41.2 për qind janë shprehur pro, 8.8 për qind kundër, ndërsa 41.2 për qind kanë zgjedhur “Nuk e di”.

Sipas sondazhit, të moshuarit nuk janë dhe aq të dhënë pas kësaj ideje, pasi në grup-moshat mbi 55 vjeç, vetëm 54.2 për qind janë pro bashkimit dhe 40.7 për qind janë kundër.

Në të kundërt, nëse nesër do të ishte një referendum, grup-mosha 15 me 24 vjeç do të votonte 72.2 për qind pro, ajo 25 me 39 vjeç, 71.3 për qind pro dhe personat ndërmjet 40 dhe 55 vjeç do të votonin 71.2 për qind pro.

A do ta mbështesnit personalisht idenë e Shqipërisë Etnike?

Raporti Po/Jo

Rajoni

Po

Jo

Nuk e di

Refuzoj

Po

Jo

Shqipëri

62.8

29.7

4.4

3.1

67.9

32.1

Shqipëri e Jugut

68.5

23.1

5.5

2.9

74.8

25.2

Shqipëri e Mesme

53.8

37.7

4.9

3.6

58.8

41.2

Shqipëri e Veriut

65.6

26.2

2.9

5.3

71.5

28.5

Tiranë

62.4

30.6

3.5

3.5

67.1

32.9

Kosovë

81

12.6

2.9

2.6

86.5

13.5

Prishtinë

69.7

25

2.6

2.6

73.6

26.5

Maqedoni

51.9

35.1

9.3

3.7

59.7

40.3

Rajoni me shumicë shqiptare

66.5

22.2

7

4.4

75

25

Rajoni me shumicë maqedonase

34.3

50.7

11.2

3.7

40.4

59.6

Shkupi

41.2

8.8

41.2

8.8

82.4

17.6

Shqipëri

Mosha

15-24

64.8

25

72.2

27.8

25-39

64.9

26.1

71.3

28.7

40-55

66.7

27

71.2

28.8

55+

54.2

40.7

57.1

42.9

NOA-INA

KOMENTE