Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Identifikohen autorët e vjedhjes me armë në një kazino në Kavajë
English

Identifikohen autorët e vjedhjes me armë në një kazino në Kavajë

Kavajë, 17 nëntor, NOA – Policia e Kavajës ka identifikuar dhe kapur autorët e vjedhjes me armë të kazinosë “Monako” e ndodhur në 12 Tetor, ku u plagos me armë zjarri 34 vjeçari Nexhat Muça, me banim në Kamëz Tiranë që punonte si punonjes i sigurisë në këtë kazino.

Falë hetimeve u arrit dokumentimi i kësaj ngjarje ku rezultoi se autorë janë shtetasit : Andi Tefik Shkurti, 19 vjeç, me banim në Tiranë, i cili u ndalua për veprën penale të vjedhjes me armë; Albano Kusi, aktualisht i arrestuar për veprën penale të vrasjes së ndodhur më datë 19 tetor 2010, në Qafë Krrabë; si dhe është bërë shpallja me masë kërkimi edhe i tre shtetasve të tjerë, të dyshuar për këtë ngjarje.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Kavajës për konsumim të veprave penale të vjedhjes me armë dhe prodhimit dhe armëmbajtjes pa leje.

mit/NOA
KOMENTE