Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kolerë, viktima e parë në Santo Domingo
English

Kolerë, viktima e parë në Santo Domingo

Haiti, 18 nëntor NOA - Një rast i parë i kolerës është gjetur në Republikën Domenikane. Lajmi u u njoftua nga ministri i Shëndetësisë në Haiti.

“Pacienti, - tha ministri, - është një 32-vjeçar nga Haiti dhe u shtrua në një spital në Higuey”.

Ndërkohë, presidenti haitian, Rene Preval ka bërë thirrje për një qetësim, pas përleshjeve midis protestuesve dhe paqeruajtësve të OKB-së në disa qytete për shkak të origjinës së epidemisë. Shpallja e vdekjes së një haitiani 32-vjeçar është dhënë nga ministri i Shëndetësisë Publike të kufirit shtetëror me Haitin në ishullin e Karaibeve. Ai u shtrua në spitalin e Higuey dhe quhej Uilmont Louel.

Kishte disa javë që qeveria domenikane kishte marrë dhe zbatuar masa të rrepta për kontrollin e infeksionit, për të parandaluar ardhjen epidemisë në vend. Në Haiti, një vend i shkatërruar nga tërmeti i janarit, të vdekurit e epidemisë tashmë kanë arritur në 1034.

r.b/NOA

KOMENTE