Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krasniqi padit Thaçin për akuzat ndaj tij
English

Krasniqi padit Thaçin për akuzat ndaj tij

Prishtinë, 17 Nëntor, NOA – “Sapo e deponova padinë kundër kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçit, për komunikatën e lëshuar nga kjo parti më datën 5 nëntor të këtij viti, në të cilën shpifin rëndë kundër personit tim, familjes sime, të kaluarës dhe punës sime për vendin dhe përpjekjet tona popullore për çlirim. Për këto shpifje unë e mbajë përgjegjës Hashim Thaçin si kryetar i PDK-së nën siglën e së cilës janë kumtuar shpifjet”.

Me një deklaratë të tillë, ka dalë para mediave Florin Krasniqi, përfaqësues i lëvizjes “Vetëvendosje”, ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura nga Thaçi.

“Jam i vetëdijshëm se Hashim Thaçi është mbi ligjin në Kosovë. E kaluara e afërt e gjyqësorit të Kosovës ka dëshmuar se ai nuk është i pavarur, dhe se i mungon mundësia që të merret me disa krerë institucional e politik të vendit. Është ndikimi i këtyre politik që po e shkatërron cilësinë e gjyqësorit duke ia pamundësuar atij pavarësinë dhe objektivitetin”, tha Krasniqi.

n.e/NOA

KOMENTE