Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëvizja e lirë, Basha: Agjencitë turistike të bashkëpunojnë me policinë
English

Lëvizja e lirë, Basha: Agjencitë turistike të bashkëpunojnë me policinë

Tiranë, 17 nëntor, NOA – Në vigjilje të festave të fundvitit, Krishtlindjes dhe Vitit të ri, kur me liberalizimin e vizave për shqiptarët në zonën Shengen pas datës 15 dhjetor, pritet të rritet ndjeshëm fluksi i qytetarëve që duan të festojnë jashtë, Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ftoi sot agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë të bashkëpunojnë me autoritetet policore për të garantuar një proces sa më normal të lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen.

“Ju konsiderojmë dhe duhet të na konsideroni partnerë edhe në fazën paraprake të informimit të qytetarëve për rregullat e lëvizjes së lirë. Ky bashkëpunim nuk paragjykon një mbikqyrje të rreptë të të gjithë procesit për të parandaluar atë që ndodhi me Serbinë dhe Maqedoninë, kur në një masë jo të vogël përgjegjëse kanë qenë agjencitë e udhëtimit dhe në këtë kuadër padyshim veprimi dhe mosveprimi ju ngarkon me përgjegjësi para ligjit”, u shpreh gjatë takimit ministri Basha.

Ai theksoi janë pikërisht agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë, ato që do të përballen me fluksin e qytetarëve që do të udhëtojnë në zonën Shengen.

Andaj në këtë kontekst, ministri Basha kërkoi që bashkëpunimi të konkretizohet dhe të jetë sa më operativ me autoritetet policore, që do të vënë në dispozicion të agjencive edhe numra telefonikë për informacione dhe sqarime të nevojshme.

“Ne bashkëpunimin e kemi patur dhe para heqjes së vizave në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe luftën kundër trafikut të narkotikës dhe unë kam vlerësim maksimal nisur dhe nga raportet e policisë për bashkëpunimin në tërësi me agjencitë e udhëtimit, me operatorët turistikë, me shoqëritë ajrore, detare apo të transportit rrugor. Jam i bindur se faza në të cilën hyjmë do të na gjejë po kështu në kushtet e një bashkëpunimi dinjitoz së pari për të mbrojtur interesat e qytetarit shqiptar, së dyti për të mbrojtur dhe promovuar interesat tuaja të biznesit individual dhe të gjithëve së bashku dhe për të shfaqur para autoriteteve Shengen dhe para qytetarëve europianë, qeveritë e të cilëve votëbesuan qytetarët shqiptarë për të lëvizur të lirë në territorin e tyre për të shfaqur atë dinjitet atë përgjegjshmëri që karakterizoi Shqipërinë gjatë këtij procesi të përmbushjes së kushteve për lëvizjen e lirë”, theksoi ministri i Brendshëm.

Ndërkaq ministri i Brendshëm dha sqarimet e nevojshme mbi mënyrën e bashkëpunimit me autoritetet policore, por edhe për rregullat që duhet të ndiqen prej tyre për të shmangur probleme të mundshme me lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen.

“Kjo e drejtë që kemi fituar është diçka që e kemi ëndërruar prej kohësh dhe ne jemi përgatitur ta mbrojmë këtë të drejtë me çdo çmim. Kërkohet bashkëpunimi juaj në radhë të parë si qytetarë të këtij vendi, në radhë të dytë si një nga degët e ekonomisë që do të ketë përfitimet më të prekshme si rezultat i kësaj lirie të mohuar dhe tashmë të fituar”, apeloi ministri i Brendshëm, Lulzim Basha.

mit/NOA
KOMENTE