Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Princesha belge Lea-Topalli: Shqipëria më ka hyrë në zemër e më befason
English

Princesha belge Lea-Topalli: Shqipëria më ka hyrë në zemër e më befason

Tiranë, 17 nëntor, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në mjediset e kryesisë së kuvendit, Shkëlqesinë e saj Mbretërore, Princeshën Lea të Belgjikës, e cila shoqërohej nga Ministri i Shtetit të Belgjikës, Jaak Gabriels.

Gjatë takimit me kryeparlamentaren, Princesha Lea u shpreh se ndjehej e kënaqur që viziton Shqipërinë, një vend për të cilin kishte dëgjuar shumë të flitej si një ndër vendet ish komuniste më të izoluara, por që aktualisht njeh ritme dinamike zhvillimi.

Kryetarja e Kuvendit duke i uruar mirëseardhjen i tha Princeshës Lea se ajo vjen në një moment të jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe kombin shqiptar, pasi vetëm pak ditë më parë Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian kanë aprovuar në unanimitet lëvizjen e lirë për shqiptarët.

“Shqipëria, jeton kohën e sfidave, kohën e realizmit të tyre. Ne i jemi mirënjohës Belgjikës për kontributin në këtë proces edhe për faktin se lëvizja, ky dimension thelbësor i lirisë u realizua gjatë presidencës belge të BE”, u shpreh zonja Topalli.

Ndërsa Princesha Lea, tha më tej, se Shqipëria, edhe pse gjendej prej pak orësh në këtë vend, i kishte hyrë në zemër, pasi në çdo moment e befasonte me fakte interesante.

Mandej, Princesha belge, vlerësoi drejtimin e parlamentit nga një grua si Jozefina Topalli, që sikundër tha princesha lea ka shumë vizion dhe guxim, modeli i një zonje që befason edhe vendet e zhvilluara të Evropës.

Princesha Lea tha se ka planifikuar të vizitojë rishtas Shqipërinë për ta njohur më nga afër atë, një dëshirë e cila u mirëprit nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, që e siguroi princeshën e Belgjikës se Shqipëria është një vend i sigurt dhe me njerëz mendjehapur e mikpritës.

Princesha Lea, ndodhet në Tiranë me ftesë të Shtëpisë Botuese “55” me rastin e promovimit të librit “Një Princ në Bregun e Kaltër” me autor historianin e njohur belg Gunnar Riebs.

mit/NOA
KOMENTE