Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Vasili dhe Meta me korrupsionin me tendera cënuan të sëmurët me kancer
English

PS: Vasili dhe Meta me korrupsionin me tendera cënuan të sëmurët me kancer

Tiranë, 17 nëntor, NOA – Partia Socialiste ka nxjerrë në dritë të tjera akuza kundër ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili që e denoncojnë atë për një korrupsion galopant në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në spitale, që sipas selisë rozë sot drejtohen nga Ilir Meta dhe Petrit Vasili, një korrupsion që ka cënuar pikërisht të sëmurët me kancer.

Deputeti i PS-së, Eltar Deda në një konferencë për shtyp tha se “Për javë të tëra nga Petrit Vasili kemi dëgjuar vetëm heshtje, ndërkohë që avokatinë e këtij megakorrupsioni e ka marrë përsipër Ilir Meta, personi që vendosi Petrit Vasilin ministër dhe që sot kontrollon drejtorët e spitaleve në çdo cep të Shqipërisë”.

“E vërteta ka dalë në shesh: Petriti i Ilir Metës është zhytur kokë e këmbë në megakorrupsionin e ilaçeve përmes firmës megafarma. Megakorrupsion përmes Megafarmës. Preja e megakorrupsionit të Petrit Vasilit dhe Ilir Metës këtë herë kanë qenë të sëmurët me kancer, ata që më shumë se çdo kush tjetër ka nevojë për mbështetjen e shtetit”, deklaroi deputeti socialist.

Sipas tij, tenderat për ilaçet e sëmundjeve kancerogjene janë vonuar plot gjashtë muaj nga ministri i Shëndetësisë, me qëllimin e vetëm për të përshtatur dokumentacionin e nevojshëm dhe për të manipuluar me listën e ilaçeve në mënyrë, që këto tendera të majme të fitoheshin nga një kompani afër Ministrit të Ilir Metës: Megafarma e Megakorrupsionit.

Deputeti deda theksoi se për këto tendera nuk u mor as mendimi dhe as miratimi i mjekëve të onkologjikut mbi skemat e mjekimit.

Në këtë kontekst deputeti socialist duke e pyetur ministrin e Shëndetësisë e akuzoi atë sakaq se 70% e tenderave të ilaçeve më të kushtueshme, ato që trajtojnë të sëmurët kancerogjene, janë tendera të fituara nga Megafarma e Megakorrupsionit.

Ai i kërkoi sqarime ministrit, duke i thënë se Megafarma ka përfituar plot 3 milionë Euro nga ilaçet e të sëmurëve me kancer.

“Si e justifikon Petriti i Ilir Metës faktin që Megafarma e Megakorrupsionit nuk importon vetë asnjë nga tetë barnat që ka marrë me tender, ndërkohë që për asnjërën kjo kompani nuk ka marrë as autorizimin nga prodhuesi, siç e përcakton ligji”, tha deputetti socialist.

Ai i drejtoi një pyetje ministrit të Shëndetësisë, dhe avokatit të tij sikundër quajnë socialistët, Ilir Metën: “Çfarë lidhje keni ju zotërinj me Megafarmën që sot është simboli i Megakorrupsionit në shëndetësi?”

mit/NOA
KOMENTE