English

Shkatërrohet banda italo-shqiptare e kokainës, arrestohen 11 trafikantë

Luka, 17 nëntor, NOA –Policia e Lukas në Itali ka mundur të shkatërrojë një bandë italo-shqiptare, e cila kryente trafik të lëndëve narkotike, shoqëruar me 11 arrestime të bujshme të anëtarëve të saj.

Siç bëhet me dijeni nga mediat italiane, kjo organizatë e përbërë nga trafikantë italianë dhe shqiptarë, ka qenë e specializuar në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga Evropa e Veriut, të cilat mbërrinin më pas në Firence dhe Luka për t’u tregtuar ndaj blerësve të interesuar për konsumimin e saj.

Disa nga të arrestuarit janë akuzuar gjithashtu për grabitje, pasi disa konsumatorë të kërcënuar për furnizimet e kokainës, nuk janë paguar.

Ndërkaq, hollësi të mëtejshme rreth kësaj organizate kriminale do të jepen gjatë konferencës për shtyp, e cila do të mbahet stacionin e policisë të Lukas.

n.e/NOA

KOMENTE