English

Vrasja e Erald Rakipit në Greqi, arrestohet shoku i tij si autor

Lezbos, Greqi 17 Nëntor 2010 NOA– Policia greke konfirmoi arrestimin e një 26 vjeçari, si i vetmi i dyshuar për vrasjen e të riut shqiptar Erald Rakipi, tre ditë më parë në zonën e Plomariut në ishullin grek Lezbos.

Viktimë një djalë 21 vjeçar shqiptar, i identifikuar si Erald Rakipi, u qëllua tre herë me një thikë duke mbetur i vdekur në vend në mes të sheshit Plomariu.

Gjithçka erdhi pas një grindjeje të çastit mes shokësh që ndodhi në zonën ku ata banonin në ishullin Lezbos, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Policia theksoi se konflikti nuk erdhi për probleme ekonomike mes të dyve.

Që të dy, viktima dhe i dyshuari që u arrestua, prej disa vitesh jetonin si emigrantë të rregullt në Greqi.

Erald Rakipi, kishte disa vite që jetonte në Lezbos dhe punonte në ndërtim.

Policia e rajonit të Mitilinit, tha se i ka ende të paqarta shkaqet e vrasjes që u krye me një thikë. Viktima mori plagë vdekjeprurëse në kraharor dhe ndërroi jetë pak minuta më vonë.

n.s/NOA

KOMENTE