Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Albtelecom sjell për herë të parë në Shqipëri Internet Exchange për një internet më të shpejtë
English

Albtelecom sjell për herë të parë në Shqipëri Internet Exchange për një internet më të shpejtë

Tiranë, 18 Nëntor 2010 - Kompania numër një e telefonisë fikse në Shqipëri, Albtelecom njofton se tashmë ka vënë në funksion pajisjen më e re, Internet Exchange (Shkëmbyesi i Internetit), një aparaturë moderne që mundëson lidhjen e të gjithë ISP-ve (internet service provider - ekonomat për shërbimin e internetit) në Shqipëri, duke krijuar një bazë hyrjeje në internet me shkallë të gjerë. Projekti do të zbatohet nga kompania Verso, një partner i çertifikuar me Cisco Gold dhe që operon i bazuar në teknologjitë më të fundit Cisco.

Dr. Orhan Coskun (Orhan Xhoshkun), Presidenti i Grupit Çalik për Ballkanin dhe Europën Juglindore, kompanisë që zotëron shumicën e aksioneve të Albtelecom tha se Grupi Çalik është mjaft i kënaqur që prezanton këtë investim të ri.

“Dëshirojmë që Shqipëria të jetë qendra kryesore e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacionit në rajon. Ky shërbim, të cilin ne e quajmë Qendra Shqiptare e Shkëmbimit të Internetit - Albanian Internet Exchange Point (AIXP), është i pari dhe i vetmi në rajon dhe e konsiderojmë si një prej hapave më të rëndësishëm për arritjen e këtij objektivit.

Ne saje të infrastrukturës ekzistuese të fibrave optike që lidhin Shqipërinë me vendet fqinje dhe Italinë që ne disponojmë, e falë personelit që ne kemi në Shqipëri, besojmë se objektivi ynë do të realizohet shumë shpejt”, shtoi Coskun (Xhoshkun).

Sevket Acar (Shevket Axhar), Drejtori i Përgjithshëm i Albtelecom shtoi se tashmë po punojnë edhe në shumë projekte të tjera, të cilët gjithashtu do të pasurojnë përvojën e komunikimit të shqiptarëve, do të shtojnë efikasitetin e bizneseve dhe do të jenë nxitës për shoqërinë për të patur edhe më shumë persona të lidhur me internetin.

“Shërbimi AIXP do të bëjë të mundur një internet më të shpejtë dhe më të lirë në Shqipëri dhe do të lehtësojë rrugën e Shqipërisë drejt digjitalizimit. Vënia në zbatim e shërbimit AIXP do të përfundojë në muajin Nëntor dhe krahas lidhjeve të shumta të ISP-ve Shqipëria do të ketë internet të shpejtë” tha z. Acar (Axhar).

Ndërsa Peter Hajdu, Drejtori i Emerging East të Cisco System theksoi se në ekonominë e ditëve të sotme, rrjetet broadband po bëhen infrastruktura e katërt bazë, pas energjetikës, ujësjellësve dhe transportit.

“Këto rrjete mundësojnë njohuri ekonomike dhe kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, sikurse edhe në modernizimin e sektorëve të rëndësishëm si arsimi dhe shëndetësia. Me vënien në zbatim të Qendrës Shqiptare të Shkëmbimit të Internetit, Shqipëria po hedh një hap të rëndësishëm drejt të qenit komb i lidhur me internet”, tha z. Hajdu.

Kompania telefonisë fikse Albtelecom ka investuar dhe do të vijojë investimet në fushën e telekomunikacionit për të përmbushur objektivat e saj për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore, në përgjigje të pritshmërisë së përdoruesit. Kjo kompani i ka treguar rëndësi të veçantë produkteve e shërbimeve në broadband dhe data.

e.r/NOA

KOMENTE