English

Balla: Turp lobingu i mazhorancës kundër KE-së

Tiranë, 18 nëntor, NOA – “Nuk ishte e parë e as dëgjuar që kryeministri i një vendi aspirant për anëtarësim në BE të sulmojë e të bëjë lobing kundër Komisionit Europian, i njëjti komision që vetëm pak muaj më parë i hapi dritën jeshile procesit të liberalizimit të plotë të vizave për qytetarët shqiptarë”.

Kështu u shpreh sot gjatë seancës plenare, deputeti socialist Taulant Balla, sipas të cilit, është shumë e dëmshme për Shqipërinë, përçapja për t’iu kundërvënë opinionit të Komisionit Europian, që refuzoi kërkesën e qeverisë për statusin e vendit kandidat.

“Po si mund të ankohesh se raporti i Komisionit nuk është transparent? Pse çfarë kujton ti Sali Berisha, se raporti i Komisionit Europian duhet të jetë si ajo pasqyra e shtrigës tek “Borbardha dhe shtatë xhuxhat”, që mund të fshehë realitetin e hidhur. Raporti i Komisionit është pasqyrë e realitetit shqiptar”, tha më pas ai.

Duke përfunduar se oferta e Partisë Socialiste është e vetmja shpresë për të dalë nga kriza politike, duke bërë transparencën e zgjedhjeve të shkuara e për të shpëtuar zgjedhjet e ardhshme.

n.e/NOA

KOMENTE