Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BDI dhe VMRO-DPMNE tërheqin amendamentet për ligjin për regjistrim
English

BDI dhe VMRO-DPMNE tërheqin amendamentet për ligjin për regjistrim

Shkup, 18 nëntor, NOA - Dy partitë e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI kanë tërhequr amendamentet e tyre të propozuara për plotësimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë.

Njoftimet brenda koalicionit kanë bërë të ditur se dy partitë kanë tërhequr amendamentet e propozuara për Ligjin për regjistrimin e popullsisë në kuadër të komisionit parlamentar për sistem politik. Rreth 15 amendamente ishin propozuara nga dy partitë e koalicionit, të cilat kishin mosmarrëveshje rreth realizimit të procesit të regjistrimit.

Tërheqja e amendamenteve, ndër të cilët ishte edhe një i propozuar nga VMRO-DPMNE, nuk lejonte regjistrimin e qytetarëve të cilët më shumë se një vit janë jashtë shtetit. BDI propozoi pesë amendamente me të cilët kërkohej më shumë monitorim të procesit.

Lidhur me këtë taktizim të partive në pushtet ka reaguar partia opozitare LSDM, deputetët e së cilës pranë komisionit parlamentar për sistem politik kërkuan sqarime plotësuese.

Mbi 70 amendamente ishin propozuar në komisionin për sistem politik, prej të cilëve 15 të partive në pushtet që u tërhoqën si dhe pjesa tjetër e Demokracisë së Re dhe partive tjera opozitare. Të gjitha amendamentet e propozuara nuk u pranuan nga deputetët e maxhorancës dhe ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski. DR kërkoi shtyerjen e regjistrimit për muajin korrik të vitit 2011, përfaqësimin e shqiptarëve në procesin e regjistrimit në të gjitha nivelet institucionale si dhe transparencë në tërë procesin e regjistrimit të popullsisë. Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni do të mbahet nga 1 prilli deri më 15 prill të vitit 2011, i vëzhguar nga Eurostat - zyra për statistikë e BE-së. (INA)

NOA/INA

KOMENTE