Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
DASH: Në Shqipëri, asnjë shkelje e lirisë së fesë dhe e besimit
English

DASH: Në Shqipëri, asnjë shkelje e lirisë së fesë dhe e besimit

Uashington, 18 nëntor, NOA – Gjatë këtij viti, në Shqipëri nuk është shënuar asnjë shkelje të lirisë së fesë në aspektin social apo diskriminim bazuar në përkatësinë, besimin apo praktikimin e fesë.

Një fakt i tillë citohet posaçërisht për vendin tonë në raportin për lirinë e fesë nëpër botë, publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, i cili vë në dukje se përgjithësisht qeveria shqiptare e respekton praktikimin e lirisë së fesë, dhe se Kushtetuta e Shqipërisë mbron lirinë e fesë dhe ligje të tjera kanë krijuar kushtet për praktikim lirisht të saj, megjithëse i cilësuar si një vend laik.

“Madje qytetarët kanë të drejtë të hedhin në gjyq qeverinë për shkeljen e lirive fetare”, citon raporti në fjalë.

Duke vijuar edhe me faktin se gjithsesi, edhe pse ka nota pozitive për harmoninë fetare në Shqipëri dhe qëndrimin e qeverisë ndaj besimeve të ndryshme, pak përparim është bërë lidhur me kthimin e pronave të institucioneve fetare.

“Qeveria ka trajtuar kërkesat e të katër grupeve tradicionale fetare lidhur me kthimin e pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist, megjithatë shumë raste mbeten ende të pazgjidhura”, citon konkretisht raporti i DASH për fetë.

Në fund, në kapitullin për Shqipërinë, citohet fakti se qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka diskutuar lirinë e fesë me qeverinë shqiptare në kuadër të politikës së saj për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, si dhe zyrtarë të tjerë të ambasadës angazhojnë shpesh udhëheqës fetarë, zyrtarë të qeverisë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile në takime, diskutime, aktivitete të ndryshme me rastin e festave, në kuadrin e mbështetjes së tyre për avancimin e mëtejshëm të tolerancës fetare.

n.e/NOA

KOMENTE