Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjuajta ndaj arbitrit, gjobitet presidenti i “Besa”-s
English

Gjuajta ndaj arbitrit, gjobitet presidenti i “Besa”-s

Tiranë, 18 Nëntor, NOA - Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dënuar dje presidentin e ekipit “Besa”, Shpëtim Bizhdili për sjellje jo korrekte ndaj zyrtarit të ndeshjes Laçi-Besa, me 8 javë dhe 500 mijë lekë gjobë.

Megjithëse ai nuk e ka pranuar në komisariatin e policisë faktin që të ketë goditur gjyqtarin e ndeshjes, në bazë të relacioneve, ai është dënuar prej specialistëve të Disiplinës.

Ai dha shpjegimin se në shenjë nervozizmi për humbjen e ekipit të tij, ka hedhur një telefon celular në drejtim të fushës së futbollit, i cili aksidentalisht ka goditur arbitrin kryesor të ndeshjes, por pa i shkaktuar dëmtime dhe duke sqaruar se nuk ka patur aspak ndonjë qëllim për të goditur ndonjë person në përfundim të kësaj ndeshje.

Nga ana tjetër, u mor takim me policët edhe arbitri kryesor i ndeshjes Emirjon Sina, i cili nuk kishte asnjë pretendim në lidhje me këtë incident të ndodhur dhe prandaj, ai nuk ka pranuar të bëjë ankim pranë Komisariati të Policisë Kurbin.

n.e/NOA

KOMENTE