English

Identifikohen tre hajdutët e banesave dhe lokaleve në plazhin e Durrësit

Durrës, 18 nëntor, NOA - Një grup hajdutësh është goditur nga policia e Durrësit përmes operacionit policor të koduar “Agimi”, me vënien në pranga të tre personave.

Burime nga policia e Durrësit bënë me dije se Ramazan Ruzhdi Daka, 19 vjeç, 14 vjeçari me iniciale E.R., dhe 15 vjeçari me iniciale M.J., që të tre banues në qytetin e Durrësit u arrestuan pasi ata dyshohen të kenë vjedhur një sërë banesash e lokalesh në zonën e Plazhit Durrës.

Sipas policisë të arrestuarit rezultoi të kenë kryer bashkëpunim, vjedhjen më datë 17.11.2010 të banesës së një shtetaseje, banore e lagjes 13 Durrës, në të cilën është përvetësuar një sasi bizhuterish floriri. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e florinjta; vjedhjen më datë 17.11.2010 të banesës së një banori të lagjes 13 Durrës, në të cilën është marrë një sasi materialesh bakri e alumini si dhe vjedhjen më datë 17.11.2010 të lokalit të një shtetaseje, banore e lagjes 13 Durrës, në të cilin kanë marrë nje sasi te konsiderueshme pijesh alkoolike, cigaresh e artikujsh të tjerë.

Policia po punon lidhur me dokumentimin e plotë të veprimtarisë së këtyre shtetasve në drejtim të vjedhjes së pasurisë.

Aktet proceduriale lidhur me ngjarjet e lartpërmendura iu kaluan për ndjekje penale Prokurorisë së Durrës.

mit/NOA
KOMENTE