Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kam shfrytëzuar karrigen e Parlamentit
English

Kam shfrytëzuar karrigen e Parlamentit

Kam shfrytëzuar këtë karrige që më dha besimi i shumicës së deputetëve për të ushtruar të gjithë influencën time për të bërë të mundur një axhendë hektike dhe një axhendë që na imponohej nga kushtet që duhet të plotësonim. Në fakt, unë mendoj se jo vetëm kam ushtruar influencën, kam shfrytëzuar detyrën që mua ma jepte Rregullorja dhe Kushtetuta që sa herë që kryetarët e grupeve parlamentare nuk binin dakord për axhendën, unë e kam hartuar. Kam shfrytëzuar të gjitha detyrimet që më jep Rregullorja e Kuvendit

Nga Jozefina Topalli

Kryetare e Kuvendit

Nuk ka vendim më të rëndësishëm se sa heqja e vizave! Nuk ka ëndërr më të bukur për shqiptarët se sa të lëvizin të lirë përtej kufijve të vendit tonë pa u poshtëruar pas ambasadave, dhe pa u dridhur nga mungesa e mundësisë për të shkruar e për të takuar familjarët e tyre. Por përpara të gjithë këtyre, lëvizja e lirë është çështje e të drejtave të njeriut. Lëvizja pa viza është dimension fondamental i lirisë. Nuk je i lirë nëse nuk ke mundësi të shkosh e të shikosh vende të tjera.

Nuk mund tu flasim ne, të rinjve për integrimin, nëse ata nuk integrohen realisht, fizikisht, duke prekur realitetin e Europës, të Brukselit dhe të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

E në këtë aspekt unë dua të falenderoj të gjithë ata deputetë, shumicën e deputetëve të këtij vendi, që gjatë një viti e gjysmë me përkushtim kanë qëndruar këtu me orë të tëra, kanë punuar në komisionet parlamentare, kanë diskutuar, kanë thirrur grupe interesi, kanë respektuar ligjin dhe kushtetutën, dhe kanë miratuar e votuar çdo ligj.

Unë e di që në ndërgjegjen tuaj brenda për brenda ju dhemb në shpirt, që asnjëherë nuk iu bashkuat mazhorancës së deputetëve për tu bërë pjesë dhe për t’iu thënë fëmijëve tuaj se edhe unë votova këtë ligj për heqjen e vizave, edhe unë isha në Parlament dhe votova Ligjin Antimafia që ishte kusht për heqjen e vizave, edhe unë isha në Parlament dhe votova për Ligjin për Policinë Gjyqësore që ishte kusht për heqjen e vizave, edhe unë isha në Parlament për të votuar Ligjin e Antidiskriminimit sepse ishte detyra ime, sepse ua kisha premtuar ju qytetarë, votues socialistë, sepse donim që të hiqnim për socialistët e demokratët, ju nuk e keni bërë këtë, ju keni humbur.

Keni humbur një shans që në fakt e kishit. Nuk është gjë e vogël të jesh përfaqësues në Parlament, të jesh një ndër 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë me një mandat. Vitet kalojnë, edhe pak dhe po fillon kalimi në pjesën e dytë të këtij mandati.

Mos mendoni se do jeni deputetë të përhershëm, as unë e as ju nuk jemi të përjetshëm. Por përsa kohë që jemi të zgjedhur dhe na është dhënë besimi, pa dyshim që duhet të kishit punuar, për të shtypur një buton, për një sekondë, punën e tjetër e bënin këta deputetë, punën tjetër e bënte qeveria. Pesë sekonda gjithsej, për pesë ligjet themelore të heqjes së vizave.

Po zotërinj deputetë! Kam shfrytëzuar këtë karrige që më dha besimi i shumicës së deputetëve për të ushtruar të gjithë influencën time për të bërë të mundur një axhendë hektike dhe një axhendë që na imponohej nga kushtet që duhet të plotësonim.

Në fakt, unë mendoj se jo vetëm kam ushtruar influencën, kam shfrytëzuar detyrën që mua ma jepte Rregullorja dhe Kushtetuta që sa herë që kryetarët e grupeve parlamentare nuk binin dakord për axhendën, unë e kam hartuar. Kam shfrytëzuar të gjitha detyrimet që më jep Rregullorja e Kuvendit.

Jo, zotërinj deputetë! Gënjeni kur thoni se kush është i akuzuari, tregohuni të sinqertë. Pjesa themelore, fondamentale, arsyeja qenësore për të cilën ai raport flet për mosfunksionimin normal të Parlamentit, sepse ju keni bojkotuar gjashtë muaj. Po zotërinj deputetë! Çështja themelore për të cilën atakohet Parlamenti është sepse ju keni bojkotuar edhe votimin. Po zotërinj deputetë obstruksionizmi që përdoret gjatë kësaj periudhe!

Megjithatë, unë përsëri në mendjen e në shpirtin tim besoj se ju dëshironit që të ishit këtu për të votuar por nuk ju la ai. Dhe ju nuk e gjetët guximin.

Përsa i takon vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ju jeni një deputet i vjetër dhe ju e dini si funksionojnë institucionet. Në Parlamentin Europian si dhe në Byronë e PE ka pasur disa vendime të Gjykatës së Luksemburgut të cilat binin në kundërshtim me parimin e subsidiaritetit, të cilin Parlamenti Europian e kishte shkelur dhe prandaj është Gjykata e Lukxemburgut.

Prandaj është në Shqipëri Gjykata Kushtetuese, që ju thotë, e keni për detyrë dhe nuk është në zgjedhjen tuaj për të votuar. Keni një vit e gjysmë që nuk pranoni të votoni, ose më mirë keni një vit e gjysmë që pranoni urdhrin e Kryetarit për të mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Nëse hoqëm vizat, kjo erdhi për shkak të qeverisë, të reformave të deputetëve që votuan. Ishin ligje që nuk kërkonin më shumë se një shumicë të thjeshtë. Nëse nuk erdhi statusi kjo erdhi për shkakun tuaj, sepse duheshin ligje që kërkonin 3/5 e votave. Mosbashkimi i votave tuaja me shumicën e deputetëve bëri të mundur që të mos ishim së bashku me Malin e Zi.

Ju harroni të citoni atë që pjesa më e rëndësishme e thënë edhe nga Komisioneri i cili u rekomandon institucioneve europiane hapjen e negociatave për Malin e zi, dhe për Shqipërinë në momentin që ju do të pranoni ti bashkëngjiteni mazhorancës për të votuar reformën zgjedhore që nuk e pranoni, për të votuar heqjen e imuniteteve që nuk e pranoni, që kërkon 3/5 e votave, për të votuar Gjykatat Administrative, ligj që e refuzuat ta votonit, për të votuar ligjin për Administratën Civile, edhe për këtë nuk pranuat, edhe ky ligj kërkonte 3/5 e votave.

Të gjitha këto i ka shkapet (përplasur) raporti mbi kryetarin tuaj!

KOMENTE