Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maliqi-Burgaj: Të luftojmë krimin në kufi
English

Maliqi-Burgaj: Të luftojmë krimin në kufi

Prishtinë, 18 nëntor, NOA - Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, priti sot në një takim zyrtar homologun e tij shqiptar, Hysni Burgaj bashkë me stafin që e shoqëronte.

Qëllimi i vizitës së delegacionit të Shqipërisë ishte njoftimi me drejtorin e përgjithshëm të PK-së, për t’u njohur me organizatën policore, gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, ngritjen e mëtejshme të bashkëpunimit dhe koordinimit në luftën kundër krimit të organizuar.

Po ashtu, delegacioni i Shqipërisë do të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së parë te zyrtareve policorë të PK-së, zyrtarëve të IPK-se dhe zyrtarëve policorë të Shqipërisë, lidhur me trajnimin e sponsorizuar nga shkolla universitare “Northuest”, që ka të bëjë me menaxhimin e projekteve, përgatitjen e buxhetit, menaxhimin e trafikut, shpërndarjen e resurseve, etikën, sjelljen dhe komunikimin brenda organizatës, e cila mbahet nesër në Qendrën Kosovare për Siguri Edukim dhe Zhvillim-Vushtrri.

Nga ana e tij, Maliqi e informoi homologun e tij nga Shqipëria lidhur me policinë e Kosovës, situatën e sigurisë atje, bashkëpunimin-koordinimin ndër policor dhe për të arriturat e PK-se në luftimin e krimit, e posaçërisht krimit të organizuar, reformat e bëra ne Polici dhe metodologjinë e re të punës etj.

Ndërsa Burgaj dhe Lauka në fjalën e tyre çmuan lartë punën dhe angazhimin e Policisë së Kosovës në krijimin e gjendjes së sigurisë në Kosovë, e në veçanti çmuan lart punën dhe trajnimet e përbashkëta të policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë si dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit transkufitar.

n.e/NOA

KOMENTE