English

Në CERN krijohet antimateria

Gjenevë, 19 nëntor NOA - Në CERN në Gjenevë për herë të pare janë krijuar atomet e antimateries të prodhuara në laborator. Rezultati, i botuar në “Nature” është marrë nga eksperimenti alfa, i cili bëri të mundur krijimin e atomeve me karakteristika të kundërta me ato të materies së zakonshme. Një hap i madh përpara, për shkencëtarët të cilët tani do të jetë në gjendje për të rikrijuar në laborator, atë që çoi në lindjen e universit pas shpërthimit të Big Bengut.

Në CERN janë krijuar 38 atome anti-hidrogjen të izoluara tashmë, në një skenar që të sjell ndërmend novelën e famshme të Dan Brown “Engjëj dhe Djaj”. Ashtu si në roman, në laboratorët e Gjenevës është hartuar dhe bllokuar antimateria, e cila ka të njëjtën masë me materien, por ngarkesë elektrike krejtësisht të kundërt, të cilat në rast kontakti asgjësojnë njëra tjetrën.

r.b/NOA

KOMENTE