Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nesër shira dhe stuhi, parashikimi i motit nga NOA dhe Meteoalb
English

Nesër shira dhe stuhi, parashikimi i motit nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 18 nëntor, NOA - Ne kushte te paqendrueshme atmosferike do te mbetemi edhe gjate dites se premte. Vranesirat dhe reshjet do te na shoqerojne gjate pjeses se pare te dites ne te gjithe vendin por shira me intensitet me te larte do te kete ne zonat bregdetare te te cilat do te bien ne forme rrebeshi, here pas here te shoqeruar me shkarkesa rrufesh.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Mesdita do te sjelle shtim te shirave ne veriperendim te Shqiperise, kryesisht ne Shkoder dhe Lezhe. Pjesa e dyte e dites te kete shtim te intensitetit te shirave ne te gjithe vendin. Ne zonat malore veriore e lindore do te kete reshje te pakte debore. Ne mbremje dhe gjate nates vranesirat dhe shirat do te largohen gradualisht nga territori perjashtuar bregdetin dhe veriperendimin e vendit te cilet do te vijojne me vranesira dhe shira te dobet.

Temperaturat e ajrit nuk do te pesojne ndryshime ato do te qendrojne konstante si ne vlerat minimale dhe ne ato maksimale. Era do të fryjë mesatare ne toke dhe ne det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi perëndimor-jugperendimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 5 balle.

Europa

Nje sistem vranesirash dhe shirash do te perfshije nje pjese te Europes jugperendimore si edhe rajonin e mesdheut ku problematike do te jete situata ne ballkanin verior pasi shira do te jene ne forme rrebeshi here pas here te shoqeruar me shkarkesa rrufesh ndersa zona e Alpeve do te perjetoje stuhi te frota ere dhe reshje te dendura debore. Gjithashtu me reshje debore dhe stuhi ere do te jene zonat malore ne Spanje dhe France. Edhe skandinavia do te dominohet nga vranesira dhe reshje te dendura debore. Problematike ne keto zona do te jete renia e ndjeshme e temperaturave ndersa pjesa tjeter e Europes do te jete kryesisht me mot te kthjellet dhe vranesira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë

Ballkani verior alarmon rrebesh shiu dhe shkarkesa rrufesh;

Zona e Alpeve alarmon per reshje debore dhe stuhi ere;

Spanja, Portugalia rrezikojne stuhi te forta ere dhe dallge te larta.

n.e/NOA

KOMENTE