Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Oferta e PS, Fassino: Qeveria ta pranojë, për t’i hapur udhë integrimit
English

Oferta e PS, Fassino: Qeveria ta pranojë, për t’i hapur udhë integrimit

Tiranë, 18 nëntor, NOA - Në një intervistë për median shqiptare deputeti i partisë Demokratike Italiane, Piero Fassino, mbështeti ofertën e Partisë Socialiste për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit vetëm me hetimin e materialeve zgjedhore duke theksuar se ajo ofertë gëzon mbështetjen e PE-së, Komisionit të KE-së edhe të Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Stefan Fule.

Fassino duke folur për gjetjen e kompromisit që mban peng krizën politike prej mëse 17 muajsh theksoi se “ Është bërë një propozim, një propozim mbi një komision hetimor parlamentar, që të verifikojë mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe të lejojë që të identifikohen se çfarë reformash duhen prezantuar për të lejuar, që zgjedhjet e tjera të jenë transparente dhe të rregullta. Ky komision gëzon konsensusin dhe mbështetjen e Parlamentit Europian, të Këshillit të Europës dhe gjatë këtyre orëve edhe të komisionerit të BE për zgjerim”, tha deputeti italian.

Ai i bëri thirrje qeverisë shqiptare që ta pranojë ofertë më të re të PS-së si mënyrën e vetme për të zgjidhur krizën dhe për t’i hapur rrugë afrimit të vendit me BE-në.

“Unë i bëj një apel të gjitha forcave politike e veçanërisht qeverisë, që më në fund të pranohet ajo që është një ofertë e arsyeshme dhe, që është e vetmja, që mund ta nxjerrë Shqipërinë nga ngërci politik, në të cilin gjendet prej shumë kohësh.

Ndërkaq Fassino rikujtoi se “Shqipëria është një vend, që përballet me perspektivën e zgjerimit të BE-së, futjen e saj në komunitetin europian, por të gjitha këto kërkojnë një jetë politike dhe institucionale të qëndrueshme dhe normale. Gjetja e zgjidhjes për konfliktin e këtyre muajve është njëra nga mënyrat për të përshpejtuar ecurinë dhe afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian”, nëvizoi deputeti i Partisë Demokratike italiane.

Ai argumentoi se është pikërisht sfida e integrimit në BE, që Europa lëshon një apel për të gjetur një zgjidhje të arsyeshme për konfliktin dhe veçanërisht një zgjidhje të arsyeshme, që të zhbllokojë njëherë e mirë problemin e zgjedhjeve të kontestuara dhe që t’i lejojë jetës politike shqiptare, që të mund të jetë normale, pra që qeveria dhe mazhoranca të mund të qeverisin në një klimë të qetë dhe që opozita të mund ta kryejë rolin e saj në një mënyrë po aq të qetë.

Në këtë kontekst ai theksoi se stabiliteti dhe funksionimi politik i institucioneve është themelor për jetën e Shqipërisë dhe marrëdhëniet e saj me BE-në, andaj në këtë kënvështrim deputeti italian uroi që qeveria të marrë vendime të qarta, të thjeshta, por efikase.

mit/NOA
KOMENTE