Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Onufri 2010” edhe sivjet brenda Shqipërisë
English

“Onufri 2010” edhe sivjet brenda Shqipërisë

Ekspozita nuk ka temë për diskutim

Tiranë, 18 nëntor, NOA/ Milena Selimi - Ekspozita e sivjetshme “Onufri 2010” do të fokusohet në skenën lokale të arteve pamore shqiptare për ekspozimin e kërkimeve më të fundit të artisteve.

“Onufri 2010” do të hapet më 23 dhjetor, në sallën e ekspozitave të GKA-së në Tiranë. Viti i dytë që Ekspozita Ndërkombëtare e Arteve Vizive ia jep hapësirën e Galerisë Kombëtare të Arteve vetëm për artistë shqiptarë të Shqipërisë.

Kuratorja e edicionit të 17-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Vizive, "Onufri 2010" është studiuesja Suzana Kuka Varvarica, e cila shprehet për mediat “se mendon të ngrejë një ekspozitë që për bazë do të ketë "individualitetin e artistit shqiptar në këto kohë".

Mendohet se pjesëmarrësit, rreth 15-20 artistë ekspozues do të jenë të çliruar nga koncepti kuratorial, pasi, sipas kuratores, zgjedhja e veprave në bazë të një teme të përcaktuar sjell kufizime për artistët.

"Është vepra, që përcakton nëse është pjesë e artit kontemporan në Shqipëri, ose jo", vijon Varvarica.

Pas Tiranës, mendohet se do të zbulohen edhe artistët në rrethe, pak gjasa ka për artistët pamorë në trojet shqiptare jashtë Shqipërisë.

Është viti i dytë që Ekspozita Ndërkombëtare e Arteve Vizive, tkurret brenda territorit shqiptar.

Vitin e kaluar ishte Parid Teferiçi, ai që vendosi për këtë gjë dhe pa ndonjë koncept kuratorial.

Pati debat ai lloj ndërtimi i "Onufrit" edhe nga artistë pjesëmarrës, të cilëve iu dukej pa kuptim, që një konkurs ta ndash në breza artistësh, të rinj e të vjetër, dhe t'i ftosh pa një "ide për diskutim".

Një vit më parë fituesit u ndanë në dy grupe, ai i gjeneratës së vjetër, që u fitua nga Hasan Nallbani dhe dy fituesit e gjeneratës së re, që u shpallën të rinjtë, Aldi Zgjani dhe Enkelejd Zonja.

mit/NOA
KOMENTE