Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 18 Nëntor 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 18 Nëntor 2010

Tiranë, 18 Nëntor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 18 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme deklaratat e bëra dje në sallën e gjyqit nga kreu i Bandës së Lushnjës kundër kryeministrit për mosprekjen e pronave të tij. Ato paraqesin edhe përplasjen e Ramës dhe Berishës për djegien e fletëve të votimit. Sikundër gazetat paraqesin dhe vendimin e qeverisë për 10 mijë lekë shpërblim ndaj buxhetorëve për festat e fundvitit.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Aldo Bare kërcënon Sali Berishën”, i cili citon akuzat e kreut të Bandës së Lushnjës në gjyq duke përmendur emrin e kryeministrit.

“Shpëtoni vajzën e poetit Vilson Blloshmi”, është një artikull që citon apelin e familjarëve për vajzën e poetit të njohur.

“Studimi i Bankës Botërore: Shqiptarët, të parët në Evropë për konsum barnash” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Administrata/ Qeveria 10 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit”, i cili tregon vendimin e qeverisë për shpërblimin ndaj buxhetorëve për festat e fundvitit.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Aldo Bare kërcënon në gjyq: S’i prek njeri pronat e mia, ujë të zi nxjerr nga burgu”.

Ndërkaq, në rubrikën ‘integrimi’ në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Statusi/ Raporti për statusin, përplasje Berisha-Fyle në Bruksel”.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Rrëfimi/ Unë fotograf në kohën kur ndalohej puthja”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Përgjimet e drogës, Dokle drejtoi trafikun nga burgu”, i cili tregon detaje nga trafikimi i 40 kg drogë.

“Shqiptarët janë djegur me napalm dhe janë kthyer lakuriq në vend”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje, referuar vuajtjes së madhe për një vizë në vite.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Qetësori i Big Brother: Burgu dhe shtëpia? Nuk kishte dhomë rrëfimi”.

“Bare kërcënon Sali Berishën: Të mos guxojë të prekë pronat e mia” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Nismë për Kushtetutën”, i cili tregon platformën e ish-presidentëve për uljen e kompetencave të kryeministrit.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Berisha Ramës: Sille ofertën në Kuvend”, lidhur me ngërçin politik në vend.

Ndërsa çështja “Bare” mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Rebelohet Aldo Bare, kërcënon kryeministrin në sallën e gjyqit”.

“Vendimi, 10 mijë lekë për festat e fundvitit” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Daul: Të bindësh PS, si të bësh një gomar të pijë ujë kur nuk ka etje”, i cili i referohet deklaratave të kreut të Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul, lidhur me krizën politike në Shqipëri.

Artikull tjetër i kësaj gazete në këtë argument janë edhe ata me titujt “Rama: Përgjigjen e pres nga KQZ dhe jo Berisha”, “Kryeministri: Kërkesën sille të shkruar”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “BERZH: Si do të vijojë rritja ekonomike e Shqipërisë”.

Ndërsa në rubrikën “integrim do të lexoni “Basha: Masat e sensibilizimit të qytetarëve pas heqjes së vizave”.

n.e/NOA

KOMENTE