English

Pink, konfirmohet shtatzënia

SHBA, 18 nëntor NOA - Thashethemet ishin përhapur javën e kaluar, ndërsa tani ka ardhur konfirmimi nga një pyetje e drejtpërdrejtë: Pink është shtatzënë.

Këngëtarja 31-vjeçare, u martua me yllin e Motocross Carey Hart, por nuk donte të njoftonte menjëherë shtatzëninë si pasojë e një aborti që ka pësuar në të shkuarën.

“Isha shumë nervoze, nuk dua të flas për atë abort pasi nuk ka qenë aspak një shëtitje. Është dashur shumë kohë që të kaloja atë periudhë”, - tha Pink.

Për momentin duhet thënë se ajo është tepër e gëzuar dhe ka refuzuar të dijë gjininë e fëmijës së saj, por beson shumë se është një femër.

r.b/NOA

KOMENTE