English

Policia parandalon një vjedhje me armë

Tiranë, 18 Nëntor, NOA - Gjatë orëve të vona të mbrëmshme, forcat e policisë së komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë, bënë të mundur parandalimin e një tentative vjedhje me armë.

Falë informacioneve operative të poseduar nga punonjësit e këtij komisariati, se disa persona po përagtiteshin për të realizuar një tentativë vjedhje me armë ndaj kalimtarëve të rastit në rrugën “Ali Demi” në afërsi të një tuneli përmes pallateve, ku dyshohet se autorët do të shfrytëzonin errësirën për të realizuar vjedhjet.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të strukturave të Policisë u arrit parandalimi si dhe u arrestua në flagrancë Avion Bardhok Nikollaj, 20 vjeç, banues në Selitë Tiranë.

Arrestimi i tij u krye sepse mbrëmë në rrugën “Ali Demi”, në afërsi të një tuneli pranë shkollës “1 Maj”, pas një kontrolli të ushtruar nga Patrulla e Përgjithshme e Policisë është gjetur një armë zjarri pistoletë “Zastava”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Krahas arrestimit të shtetasit të lartpërmendur, janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë edhe tre persona të tjerë, ndaj të cilëve po punohet për të sqaruar rrethanat apo implikimin e tyre në këtë tentativë vjedhje.

Ndërkohë që materialet e përpiluara në ngarkim të 20 vjeçarit Avion Nikollaj i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Prodhimit dhe të mbajtjes pa leje të armëve”, vepër penale e parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE