Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS kallëzim në prokurori për Piramidën: Zyrtarët e Kulturës shpërdoruan fondet
English

PS kallëzim në prokurori për Piramidën: Zyrtarët e Kulturës shpërdoruan fondet

Tiranë, 18 nëntor, NOA - Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, përmes kryetarit të tij Gramoz Ruçi, ka firmosur një kallëzim penal drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me objektin e ish-Pirmiadës ndaj funksionarëve shtetërorë të ministrisë së Kulturës, të cilët i akuzon për shpërdorim të kontributeve shtetërore.

Ja padia e plotë me anë të së cilës, kërkohet ushtrimi i ndjekjes penale ndaj funksionarëve shtetërorë të ministrisë së Kulturës.

Kallëzim Penal

Drejtuar: Prokurorise se Pergjithshme te Shqiperise

Kallzuesi: Grupi parlamentar i Partise Socialiste

I Kallezuari: Funksionare shteteror te Ministrise se Kultures

Baza Ligjore: Neni 76 dhe 280 I Kodit te Procedures Penale

Objekti: Kerkohet ushtrimi i ndjekjes penale ndaj funksionareve shteterore te Ministrise se Kultures se Republikes se Shqiperise per veprat penale te: “Shperdorimit te kontributeve te dhena nga shteti” te parashikuar nga neni 256 I Kodit Penal dhe

“Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I Kodit Penal.

I Nderuar z.Prokuror!

Ne funksion te ushtrimit te detyres Tuaj Kushtetuese dhe ne mbrojtje te interesave me te larta te shtetit dhe te shoqerise, Ju veme ne dijeni dhe kerkojme ushtrimin e ndjekjes penale ndaj personave qe do rezultojne pergjegjes ne shkaktimin e demit te financave te Buxhetit te Shtetit gjate zbatimit te kontrates per shnderrimin e Qendres Nderkombetare te Kultures “Pjeter Arbnori” ne Tirane.

Sic jeni vene ne dijeni, Kuvendi i Shqiperise nepermjet nje votimi jo transparent dhe jo te vlefshem ka vendosur shnderrimin e Qendres Nderkombetare te Kultures “Pjeter Arbnori” ose sic quhet ndryshe ish Piramida, ne godinen e re te Parlamentit.

Pertej vullnetit politik te shfaqur, Ju veme ne dijeni qe ky vendim eshte ne vazhden e procedurave te kundraligjshme te Ministrise se Kultures te cilat kane nderprere zbatimin e nje kontrate rikonstruksioni te Qendres Nderkombetare te Kultures duke I sjelle nje dem buxhetit te shtetit ne vlera te konsiderueshme monetare.

Nje fakt te tille po Jua shtjellojme si me poshte.

Ne vitin 2006 me Vendim te Keshillit te Ministrave Qendra Nderkombetare e Kultures mori emrin “Pjeter Arbnori”.

Po ate vit Qeveria Berisha akordoi nje shume prej rreth 130.000 euro per projektin e kthimit te QNK ne teater dhe me pas u akorduan edhe 5.600.000 euro per zbatimin e projektit.

Pas zhvillimit te procedurave te konkursit nderkombetar, fituesja e projektit për transformimin e QNK, në vitin 2007-të, u shpall firma shqiptaro-franko-amerikane, “Louis Berger”, ndërsa tenderi për zbatimin e tij u fitua nga firma greko-shqiptare, “Orion SA & AK & Art”, e cila në bazë të kontratës do të kryente punimet për 16 muaj. Punimet ishin parashikuar që të përfundonin në verën e vitit 2010 me nje shume qe shkon perafersisht ne 7 miliarde leke.

Aty do zbatohej projekti I shnderrimit te saj ne Teater Kombëtar Dramatik me ambientet e veta ndihmëse. Ne projekt parashikohet edhe nje ambient, i cili do te sherbente për fëmijët dhe të rinjtë, për festa të ndryshme.

Punimet ne Qendren Nderkombetare te Kultures “Pjeter Arbnori” per shnderrimin e saj ne Teater Kombetar Dramatik vazhduan deri ne Vendimin e Kuvendit per transformimin e saj ne Parlament te ri.

Sipas gjithe procedurave ligjore, ne kontraten e lidhur mes Ministrise se Kultures ne cilesine e Entit Prokurues dhe firmes zbatuese te projektit, jane sanksionuar edhe punimet dhe menyrat e pageses duke perfshire edhe penalitetet ne rast te prishjes se njeanshme apo moszbatimit te kontrates, penalitete te cilat nuk zbatohen vetem ne rast te verifikimit te nje force madhore.

Eshte e njohur boterisht qe firma zbatuese ka perfunduar nje volum punimesh per te cilat eshte paguar ne nje mase mbi 33% te volumit te ketyre punimeve, qe eshte e barazvlefshme me nje shume te paguar nga buxheti I shtetit ne favor te subjektit ndertues prej mbi 2 miliarde leke.

Me Vendimin e fundit te Kuvendit te Shqiperise ku nuk merret parasysh fakti qe ne Qendren Nderkombetare te Kultures “Pjeter Arbnori” po kryheshin punime per adaptimin dhe shnderrimin e saj ne Teater Dramatik Kombetar, por vendoset qe aty te ndertohet Parlamenti I ri, buxhetit te shtetit I shkaktohet nje dem I konsiderueshem ne vlere monetare.

Se pari: Konsiderohen si te humbura fondet akorduara nga Ministria e Kultures per projektin e adaptimit dhe shnderrimit te Qendres Nderkombetare te Kultures “Pjeter Arbnori” ne Teater Dramatik Kombetar, fonde keto te prokuruara me konkurs nderkombetar dhe te levruara ne favor te studios “Louis Berger” ne nje shume prej rreth 130.000 euro.

Se dyti: Per zbatimin e projektit te studios “Louis Berger” pas procedurave te prokurimit eshte kotraktuar firma fituese greko-shqiptare “Orion SA & AK & Art” me administrator z.Astrit Kuqi. Sipas nje pronocimi public te tij, kjo firme ka kryer te pakten 33% te volumit te punimeve, punime keto qe sipas kostrates jane likujduar pas paraqitjes se situacioneve perkatese ne entin prokurues Ministria e Kultures. Pagesa qe ka shkuar ne kete rast ne favor te ketij subjekti eshte mbi 2 miliarde leke.

Se treti: Sipas dispozitave te Kodit Civil mbi bazen e te cilave eshte redaktuar edhe kontrata e sipermarrjes ndermjet firmes “Orion SA & AK & Art” dhe Ministrise se Kultures, per prishje te njeanshme te kontrates kur nuk verifikohen shkaqe te forcave madhore, subjekti pergjegjes qe ne kete rast eshte Ministria e Kultures, duhet te paguaje penalitete te cilat kapin vlera te konsiderueshme.

Se katerti: Qendra Nderkombetare e Kultures “Pjeter Arbnori” eshte shpallur Monument Kulture dhe ne kete rast shembja e saj shkel haptazi ligjin Nr.9048, datë 07.04.2003 “Per trashegimine kulturore” ku pergjegjese per zbatimin rigoroz te tij eshte Ministria e Kultures.

Se pesti: Objekti ne fjale nuk ka asnje lloj leje nga KRrT ne nje kohe qe eshte Enti Prokurues, ne rastin konkret Ministria e Kultures, qe duhet te ishte pajisur me lejen perkatese.

Funksionaret e Ministrise se Kultures me veprimet apo mosveprimet e tyre kane konsumuar elementet e figurave te veprave penale te “Shperdorimit te kontributeve te dhena nga shteti” te parashikuar nga neni 256 I Kodit Penal dhe ate te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I Kodit Penal.

Ministria e Kultures ne cilesine e Entit Prokurues qe kishte prokuruar dhe kishte vene ne zbatim kontraten e shnderrimit te Qendres Nderkombetare te Kultures “Pjeter Arbnori”, duhej fillimisht te kishte kerkuar shpjegime ne lidhje me ndryshimin e destinacionit te projektit dhe informuar Kuvendin ne lidhje me investimin dhe harxhimin e parave nga buxheti I shtetit.

Nese eshte e vertete sic eshte deklaruar se Vendimi per prishjen e Qendres Nderkombetare te Kultures dhe ndertimit aty te godines se re te Parlamentit kishte kohe qe studiohej atehere duhet te ishte kerkuar kohe me pare nderprerja e kontrates me firmen zbatuese “Orion SA & AK & Art” duke kursyer keshtu fonde te kosiderueshme nga buxheti I shtetit.

Fakti I mesiperm eshte tejet I rende pasi krijon dyshimin e arsyeshem qe ne mungese te nje kolaudimi ligjor dhe marrjes ne dorezim te objektit te perfunduar, mund te behen edhe pagesa fictive firmes per punime te pakryera dhe te pretenduara si te perfunduara.

Dyshimi thellohet edhe me tej ne momentin kur jane bere prezent ne disa media deshmi publike sipas te cilave prishja e piramides behet per te mbuluar ne fakt demtimin e rende te struktures se piramides nga punimet kuturu dhe shmangur nje shembje eventuale te saj me pasoja katastrofike.

Deshmi te tilla nevojitet te verifikohen nepermjet ekspertimit teknik mbi objektin e QNK “Pjeter Arbnori” dhe ne rast se keto deshmi rezultojne te verteta atehere ngarkojne me pergjegjesi penale kompanine, supervizionin, funksionaret e Ministrise se Kultures etj, duke evidentuar nje cmenduri abuzive te pashembullt. Hetimi duhet te sqaroje gjithashtu edhe faktin se ç’eshte bere me veshjen e kushtueshme prej pllakash mermeri te objektit te piramides, ne mometin kur ajo eshte zhveshur nga ato duke u veshur me pllaka te nje cilesie shume me te ulet.

Sipas asaj qe tashme eshte bere publike ne media, rezulton edhe qe keto pllaka te kushtueshme mermeri te importuar, te tregtohen ne nje pike shitje inertesh ne Vore cka e ben abuzimin dhe vjedhjen te pakrahasueshme.

Duke qene se Qendra Nderkombetare e Kultures “Pjeter Arbnori” eshte shpallur Monument Kulture, duhej fillimisht qe Ministria e Kultures me nje Vendim te saj ta hiqte ate nga lista e Monumenteve te Kultures. Nje mosveprim i tille eshte shkelje flagrante e ligjit. Listimi I fakteve te tilla te cilat jane bere publike, si edhe fakteve te tjera te cilat do Ju rezultojne gjate procesit hetimor, kryerja e veprimeve dhe mosveprimeve ne kundershtim flagrant me ligjin nga ana e funksionareve te Ministrise se Kultures, I ka sjelle nje dem te konsiderushem buxhetit te shtetit si edhe mund t’I kete sjelle perfitime te padrejta personave te trete duke shperdoruar dhe cuar dem vlera monetare qe jane pasuri e te gjitheve.

Per gjithe sa me siper kerkojme nga ana Juaj te ushtroni ndjekjen penale ndaj gjithe funksionareve shteterore qe do te rezultojne pergjegjes per kete ceshtje, per veprat penale te “Shperdorimit te kontributeve te dhena nga shteti” te parashikuar nga neni 256 I Kodit Penal dhe “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I Kodit Penal.

Gramoz RUÇI / Kryetar i Grupit Parlamentar te PSSH-se

KOMENTE