Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptari në një qendër interneti: Ulni zërin ose ju vrava!
English

Shqiptari në një qendër interneti: Ulni zërin ose ju vrava!

Korsiko, 18 nëntor, 2010 - Do të duken arsye të parëndësishme ato që shkaktuan ngjarjen e rëndë në fshatin Korsiko, në Piazza Fratelli Cervi ku mbeti një person i vrarë dhe një i plagosur.

Siç raportojnë mediat italiane, autori i saj është identifikuar një i ri shqiptar, 29 vjeçar. Incidenti ndodhi në një qendër telefonike ku përdorej edhe interneti, kur një luftë shpërtheu mes një shqiptari dhe dy gjeorgjianëve, ndërsa i pari u ka kërkuar atyre të ulin zërin ndërsa këta të fundit flisnin në internet.

Menjëherë shqiptari u ka nxjerrë pistoletën, ndërsa ata nuk e kanë pyetur shumë teksa ai u thoshte të ulnin zërin.

Në qendrën e internetit u krijua një panik i madh, ndërsa një burrë u qëllua në shpinë dhe një tjetër mbeti i plagosur dhe agresori ishte zhdukur, por që u kap pak më vonë.

Ndërkaq, mësohet se versioni që të pranishmit në qendrën e internetit i kanë dhënë policisë, duket se nuk e ka bindur fort atë, prandaj hetuesit janë angazhuar të zbulojnë se mos kishte ndonjë lidhje mes shqiptarit dhe viktimave të kësaj tragjedie.

n.e/NOA

KOMENTE