Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtypi 2 gra me makinë, autori vetëdorëzohet në gjendje të rëndë psikologjike
English

Shtypi 2 gra me makinë, autori vetëdorëzohet në gjendje të rëndë psikologjike

Kavajë, 18 nëntor, NOA – Ndërsa ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë duke shtypur për vdekje dy gra me makinë, një i ri është vetëdorëzuar në polici në një gjendje mjaft të rëndë psikologjike, për të cilën është edhe duke u ndjekur nga një psikolog.

Fjala është për Bledar Tivarin nga Durrësi, i cili ka rrëfyer në polici se ishte në gjendje shoku pasi shtypi dy gratë dhe prandaj, u largua nga vendngjarja.

Aksidenti fatal ndodhi dje në unazën e qytetit të Kavajës, në aksin Kavajë-Rrogozhinë ku nga përplasja me automjetin tip Golf, kanë mbetur viktima dy gratë me emrat Hasa Xhani, 64 vjeç dhe Valentina Larushi, 41 vjeç; që të dyja banore të Kavajës, te cilat kanë qenë duke ecur në anë të rrugës.

n.e/NOA

KOMENTE