English

Telashe për Julian Assange, prokurori kërkon urdhër arresti

Australi, 19 nëntor NOA - Telashe për themeluesin e Wikileaks, Julian Assange. Prokurori suedez ka kërkuar një urdhër-arresti në drejtim të tij me akuzën e përdhunimit dhe ngacmimit seksual ndaj dy femrave. Një urdhër arresti kundër Assange tashmë ishte lëshuar më 20 gusht dhe u tërhoq pas disa orësh. Australiani ka pranuar faktin se ka njohur dy gra të cilat e akuzojnë atë, por ka mohuar se ka kryer “seks jo konsensual”.

“Arsyeja e kërkesës sime është nevoja për ta pyetur atë”, - tha Marianne Ny, kreu i Prokurorisë: Assange është i dyshuar për përdhunimin dhe ngacmimin seksual. Incidenti që përfshin Assange është botuar që në muajin gusht: themelues i Wikileaks ka qenë i akuzuar për një përdhunim që është zhvilluar në Enkoping, tre raste ngacmimi në Stokholm dhe një për “detyrim të paligjshëm”.

r.b/NOA

KOMENTE