Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli socialistëve: Ju donit të ishit në Kuvend por s’ju la Rama e s’patët guxim
English

Topalli socialistëve: Ju donit të ishit në Kuvend por s’ju la Rama e s’patët guxim

Tiranë, 18 nëntor, NOA – “Nuk ka vendim më të rëndësishëm se sa heqja e vizave! Nuk ka ëndërr më të bukur për shqiptarët se sa të lëvizin të lirë përtej kufijve të vendit tonë pa u poshtëruar pas ambasadave, dhe pa u dridhur nga mungesa e mundësisë për të shkruar e për të takuar familjarët e tyre. Por përpara të gjithë këtyre, lëvizja e lirë është çështje e të drejtave të njeriut. Lëvizja pa viza është dimension fondamental i lirisë”.

Kështu e ka përshkruar vendimin e KE për liberalizimin e vizave me Shqipërinë, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, sipas të cilës, nuk mund t’u flasim të rinjve për integrimin, nëse ata nuk integrohen realisht, fizikisht, duke prekur realitetin e Europës, të Brukselit dhe të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

“Keni humbur një shans që në fakt e kishit. Nuk është gjë e vogël të jesh përfaqësues në Parlament, të jesh një ndër 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë me një mandat. Vitet kalojnë, edhe pak dhe po fillon kalimi në pjesën e dytë të këtij mandati. Mos mendoni se do jeni deputetë të përhershëm, as unë e as ju nuk jemi të përjetshëm. Por përsa kohë që jemi të zgjedhur dhe na është dhënë besimi, pa dyshim që duhet të kishit punuar, për të shtypur një buton, për një sekondë, punën e tjetër e bënin këta deputetë, punën tjetër e bënte qeveria. Pesë sekonda gjithsej, për pesë ligjet themelore të heqjes së vizave”, ka apeluar më pas ajo ndaj deputetëve socialistë, duke i kritikuar për bojkotin e tyre ndaj Kuvendit.

“Gënjeni kur thoni se kush është i akuzuari, tregohuni të sinqertë. Pjesa themelore, fondamentale, arsyeja qenësore për të cilën ai raport flet për mosfunksionimin normal të Parlamentit, sepse ju keni bojkotuar gjashtë muaj. Po zotërinj deputetë! Çështja themelore për të cilën atakohet Parlamenti është sepse ju keni bojkotuar edhe votimin. Po zotërinj deputetë obstruksionizmi që përdoret gjatë kësaj periudhe”, tha ajo më pas.

Duke u pohuar socialistëve në fund se ata “dëshironin që të ishin në Kuvend për të votuar, por nuk i la Edi Rama dhe ata nuk e gjetën guximin”.

n.e/NOA

KOMENTE