English

Trichet: Gjendja ekonomike në Evropë, mjaft e vështirë

Frankfurt, 18 nëntor, NOA - Mësimet që duhet të nxjerrim nga kriza financiare janë të thella dhe situata e tanishme ekonomike në Evropë, mbetet shumë e vështirë.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije kreu i Bankës Qendrore Evropiane, Jean Claude Trichet, në hapjen e konferencës së bankierëve qendrorë.

"Në një situatë e cila është ende jashtëzakonisht e vështirë dhe e pasigurt për sektorin financiar dhe të ekonomisë reale, thelbësore është që të ruhet dhe forcohet pushteti i autoriteteve publike 'apo qendrore, si edhe bankat e qeveritë”, tha ai.

n.e/NOA

KOMENTE