Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrau në korrik në mes të Lushnjës, kapet autori
English

Vrau në korrik në mes të Lushnjës, kapet autori

Lushnjë, 18 nëntor, NOA – Forcat e policisë së Lushnjës në sajë të një pune të gjatë hetimore, bënë të mundur zbardhjen e një vrasje të ndodhur në korrik të këtij viti ndodhur në këtë qytet, si edhe ndalimin e autorit të saj, 20-vjeçarit Orgest Bilbili, lindur dhe banues në Lushnjë.

Në bazë të hetimeve të kryera, ky person ka rezultuar të jetë autori i dyshuar i vrasjes së Gerti Lalas, 29 vjeç, ndodhur rreth orës 23.30, të datës 08 korrik 2010, pranë banesës ku ai jetonte.

Nga puna e bërë nga grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarje, rezulton se motivi i vrasjes së Gerti Lalas ka lidhje me ngjarje të mëparshme kriminale të ndodhura në Lushnjë, disa prej të cilave janë në hetim nga Prokuroria dhe Policia e këtij rrethi.

Ndaj Orgest Bilbilit është marrë masa e ndalimit për veprën penale “Vrasje me paramendim” parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE