Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ZMK: Absurde pretendimet e KESH, CEZ e OST për rritje të çmimit të energjisë
English

ZMK: Absurde pretendimet e KESH, CEZ e OST për rritje të çmimit të energjisë

Tiranë, 18 nëntor, NOA - Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve, ZMK, reagoi sot pas kërkesës zyrtare të KESH, OST dhe CEZ për rritje të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë me 12% në seancën dëgjimore të organizuar për këtë qëllim nga Enti Rregullator i Energjisë.

Sipas ZMK, pretendimet e KESH-it për rritje të çmimit ishin absurde pasi vetë KESH pranoi pas pyetjeve të ZMK që situata hidroenergjetike është e shkëlqyer dhe se kjo kompani është në kapacitet maksimal si edhe në gjendje të shkëlqyer financiare, pasi është rritur shumë efiçenca e prodhimit të energjisë elektrike.

ZMK ka vlerësuar ndërkaq, absurd edhe pretendimin e OST për rritje çmimi, ku u pranua qartë që situata ishte shumë e mirë, dhe sipas Altin Goxhajt, CEZ duhet të argumentojë se kush janë arsyet e pretendimeve për efiçencë në cilësinë e shpërndarjes së energjisë elektrike, kur dihet se situata kohët e fundit është përkeqësuar shumë.

“Pretendimi i CEZ se tashmë faturat u shkojnë konsumatorëve shqiptare me zarf është i pamjaftueshëm pasi sipas ligjit duhet t’u shkojnë në shtëpi me zarf të mbyllur dhe jo t’u lihet nga personat e CEZ në katin e parë të pallatit dhe kushdo mund të kontrollojë faturën dhe të dhënat personale të komshiut”, citon më tej reagimi i ZMK-së.

Ndërsa në lidhje me pretendimin e CEZ, ZMK pohon se tashmë konsumatorët mund të kontrollojnë matësit elektrikë, kjo është e pavërtetë plotësisht pasi shumica dërrmuese e konsumatorëve nuk kanë asnjë shans që të kontrollojnë sahatet e tyre.

Duke përmendur edhe pretendimet e tjera të CEZ se janë ulur humbjet dhe është rritur arkëtimi nga pagesat e konsumatorëve, apo se janë eliminuar abuzimet dhe mashtrimet, ZMK i ka cilësuar si të pavend dhe të pamjaftueshme në aspektin logjik dhe juridik për të pretenduar një rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Avokati Altin Goxhaj u kujtoi gjithashtu përfaqësuesve të ERE që çdo rritje e çmimit do të konsiderohej një shpërdorim detyre për drejtuesit e ERE dhe për këtë arsye, ZMK do të bëjë kallëzim penal në prokurori.

n.e/NOA

KOMENTE