Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Biserko: Serbët e Kosovës të dalin në zgjedhje
English

Biserko: Serbët e Kosovës të dalin në zgjedhje

Prishtinë, 19 nëntor, NOA – Serbët e Kosovës duhet të dalin në zgjedhjet parlamentare, të cilat organizohen nga institucionet kosovare më 12 dhjetor, në mënyrë që të dalin nga margjinat dhe të krijojnë mundësi për të vendosur për veten.

Një fakt të tillë, e ka pohuar Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit në Beograd, gjatë një konference në Qendrën e Mediave në Çagllavicë, e cila ka thënë se serbët e Kosovës gjatë dekadës së fundit kanë qenë peng i politikës së pasigurt, që e ka mbajtur pezull orientimin e tyre.

Sipas saj, një gjë e tillë duhet të përfundojë dhe se serbët duhet të dalin në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

“Detyrë themelore e të gjithë neve që vëzhgojmë dhe marrim pjesë në zhvillimet në Kosovë, është që ta trimërojmë bashkësinë serbe që në mënyrë serioze të marrë pjesë në këto zgjedhje. Në këtë mënyrë, ta definojnë të ardhmen e saj, duke marrë pjesë në Kuvend dhe në institucionet tjera të Kosovës. Jo vetëm për 10 vendet e garantuara, por me një dalje më të madhe në zgjedhje, mund të marrin edhe 10 ulëse tjera në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Biserko.

n.e/NOA

KOMENTE