English

Bolonja rrezikon penalizmin

Bolonjë, 19 nëntor NOA - Bolonja rrezikon të penalizohet në renditjen e përgjithshme. Skuadra emiliane është referuar për përgjegjësi direkte së bashku me presidentin e saj Sergio Porceddae dhe drejtorin menaxhues Silvino Marras. Nën akuzë janë, “mungesa e organeve certifikues, përgjegjës federalë në burimin tatimor mbi të ardhurat për të paguar tarifën mujore IRPEF për muajin maj dhe qershor 2010, nën kushtet e përcaktuara të rregullores federale”.

Kështu, si rrjedhojë e kësaj akuze Bolonja mund të ndryshojë pozicionin e saj në klasifikim e përgjithshëm të Seria A, duke humbur pikët e marra deri më tani. Një vendim i cili duhet thënë se mund të kushtojë shumë shtrenjtë për këtë skuadër.

r.b/.NOA

KOMENTE