Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bunkeri sekret i Titos
English

Bunkeri sekret i Titos

Konjice, 19 nëntor, NOA – Në njërin prej strehimeve më të shtrenjta atomike, i cili qe menduar të shërbente si kryeqyteti alternativ i ish-Jugosllavisë së sulmuar, hyhet përmes një vile.

Aparatura për ajër të kondicionuar (edhe sot në funksion) bëjnë të mundur që temperatura të jetë gjithmonë 22 gradë. Bunkeri ka ujësjellësin e tij, filtrat për ajrin dhe gjithçka të domosdoshme për të jetuar.

Po të kishte shpërthyer me të vërtetë luftë, ku të përdoreshin armë bërthamore, Josip Broz Tito, bashkëshortja e tij Jovanka, anëtarët e Këshillit Federativ Ekzekutiv dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë popullore Jugosllave JNA do të ishin gjendur në barkun e bjeshkëve Prenj pranë Konjices, 380 metra nën tokë.

Ky bunker ka qenë dikur sekreti më i madh shtetëror, dhe lejen per hyrje, me shërbim e kanë patur vetëm katër gjeneralë të lartë të ish- Ushtrisë Popullore Jugosllave. Mendohet se vlera e së ashtuquajturës "komanda e luftës atomike", me gjithë përmbajtjen, arrinte deri në afro katër miliardë e 600 milionë dollarë.

Bunkeri shtrihet në më shumë se 25.000 metra katrorë, prej të cilëve 6.000 metra katrorë janë dhoma banimi. Në to është e mundur të jetohet krejtësisht i shkëputur nga jeta jashtë bunkerit.

Komuna Konjic dëshiron ta kthejë bunkerin e Josip Broz Titos në një objekt, që mund të vizitohet dhe ku mund të mbahen edhe aktivitete kulturore. Në vitin 2007 është kërkuar nga Komisioni për Ruajtjen e Monumenteve të Kulturës që streha impresionuese e Titos të shpallet monument me rëndësi kombëtare për Bosnjë- Hercegovinën.

Në bunker së shpejti do të zhvillohet Bienalja e artit figurativ bashkëkohor. Bienalja në strehën e Titos do të përbëhet nga ligjërata, ekspozita, tryeza të rrumbullakëta, shfaqje dhe do të jetë vend takimi i shumë artistëve të huaj dhe vendas, kuratorëve, teoricienëve të artit. Në organizimin e saj janë përfshirë shumë institucione nga BH dhe më gjerë.

Tryeza komanduese është rrethuar me telefona të kuq, aparate faksi dhe tavolina me neon për të lexuar hartat ushtarake. Dhe ja pjesa më interesante e kompleksit: blloku i banimit të Titos. Ndodhet në nivel më të lartë se dhomat e tjera. Kabineti i Titos dhe dhoma janë të ndërtuara me dru arre dhe lisi të kualitetit më të lartë. Në vendin e komandës tani mund të ulen edhe vizitorët.

Përveç hyrjes në bunker, i cili është ndërtuar para më shumë se tridhjetë vjetësh, çudinë më të madhe e përbën fakti që të gjitha pajisjet shoqëruese të tij - sistemet e telekomunikimit, gjeneratorët, mobiljet, sistemi i ajrosjes – janë në gjendje të shkëlqyer. Të gjitha mobiljet janë të mbrojtura me qese të trasha plastike.

Përveç hyrjes në bunker, i cili është ndërtuar para më shumë se tridhjetë vjetësh, çudinë më të madhe e përbën fakti që të gjitha pajisjet shoqëruese të tij - sistemet e telekomunikimit, gjeneratorët, mobiljet, sistemi i ajrosjes – janë në gjendje të shkëlqyer. Të gjitha mobiljet janë të mbrojtura me qese të trasha plastike.

Ky kompleks ka shërbyer në radhë të parë për mbrojtje nga sulmi me armë atomike. Mund të përballojë goditjen e bombës atomike 30 kilotonëshe pa asnjë pasojë për personat, që banojnë brenda. Kapaciteti maksimal i strehimit është 350 vetë, të cilët kanë kushtet për jetë dhe punë të qetë pa patur kontakt me siperfaqen. Ata mund të jetojnë në bunker për 14 ditë pa u munguar asgjë.

Të gatshme janë disa dhoma identike me njëra tjetrën, ku ndodhen shtretërit, tryeza e punës dhe mjetet e lidhjes. Në to do të duhej të sistemohej personeli shoqërues i presidentit.

Në rast sulmi ndaj Jugosllavisë, strehimi do të bëhej qendra e vendit, ku do të ndodhej e gjithë udhëheqja politike dhe ushtarake me në krye Titon. Që andej mund të drejtoheshin operacionet luftarake dhe shkatërrimi i këtij strehimi do të thoshte atëherë edhe rënia e Jugosllavisë.

Deutsche Welle

KOMENTE