Londër, 19 nëntor, NOA – Ajo është 61-vjeçe, e bërë edhe gjyshe, por ama ngjan si një grua e re e mbajtur fare mirë, e cila nuk i kalon 40 vitet e jetës.
E gjitha kjo, falë një sëmundje të rrallë, e cila ka lidhje me imunitetin e lëkurës, që ia fal prodhimi i kolagjenit, çka e bën që të jetë imune ndaj plakjes.
Saktësisht, ajo prodhon një sasi më të madhe kolagjeni, e cila është edhe proteina që ka funksion të lidhë qelizat mes tyre.
Scleroderma është një çrregullim i rrallë i lëkurës që prek rreth 7.000 njerëz në Britani të Madhe. Gratë janë tre herë më mirë me premisë se burrat për t'u prekur dhe sëmundja fillon zakonisht ndërmjet moshës 25 dhe 55 vjeç. Scleroderma gradualisht shtohet me kalimin e disa viteve dhe pastaj stabilizohet.
Gruaja me fat quhet Susan Johnson dhe jeton në Colchester të Britanisë së Madhe, dhe ajo duket se e ka të zgjidhur më mirë se të gjitha bashkëmoshataret e saj problemin e rrudhave në fytyrë, duke mos shpenzuar as edhe një lek të vetëm për t’i rehabilituar ato.
Por, vetëm ky në fakt është përfitimi, pasi ajo vuan shumë nga ndryshimet e motit ngaqë lëkura e saj është mjaft e ndjeshme, apo kur preket nga ndonjë objekt.
n.e/NOA