Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grupimi i Reagimit Qytetar: Mbetjet, të menaxhohen plotësisht
English

Grupimi i Reagimit Qytetar: Mbetjet, të menaxhohen plotësisht

Tiranë, 19 nëntor, NOA – Grupimi i Reagimit Qytetar, në një deklaratë për shtyp ditën e sotme, ka pohuar se është për një Shqipëri të pastër, një Shqipëri krejt ndryshe nga ajo e sotme, e ndotur në çdo përrua, lumë, det, liqen, fushë, kodër dhe mal.

“Ne jemi këtu, para publikut shqiptar, për t’i thënë si pushtetit qendror, ashtu edhe atij lokal se ne kërkojmë që mbetjet tona të menaxhohen plotësisht para se të synohet importi i materialeve me origjinë nga mbetjet, objekt i VKM-së së fundit të qeverisë”, pohuan anëtarët e këtij organizmi.

“Ne jemi këtu që t’ju ftojmë të bashkoheni nesër me tubimin tonë, në orën 11:00 përpara Kryeministrisë, për t’i kërkuar kryeministrit që të plotësojë sa më parë dhe në mënyrë sa më të plotë kuadrin ligjor dhe nënligjor për importin e lëndëve të para me origjinë nga mbetjet. Në duhet të kemi një kuadër ligjor dhe një infrastrukturë të plotë për importin e mbetjeve, konform standardeve të Bashkimit Europian”, kanë cituar ata më pas.

Duke i ofruar qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor gatishmërinë dhe vullnetin tonë për t’u përfshirë në një fushatë të madhe kombëtare apo lokale për të pastruar Shqipërinë nga plehrat e për ta inkurajuar fort klasën politike që ta pastrojmë të gjithë së bashku shtëpinë tonë të përbashkët.

n.e/NOA

KOMENTE