Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hidhnin beton në objekte pa leje, Inspektoriati Ndërtimor penalizon mjaft firma
English

Hidhnin beton në objekte pa leje, Inspektoriati Ndërtimor penalizon mjaft firma

Tiranë, 19 Nëntor, NOA/ Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar prej një jave ka nisur punën për ndalimin e aktivitetit të jashtëligjshëm të kompanive apo subjekteve që hedhin beton në objekte pa lejet përkatëse.

Ata kanë nisur punën në terren për evidentimin e subjekteve që me makineritë e tyre vepronin në kundërshtim me ligjin, duke ndërmarrë penalizime financiare dhe sekuestro të mjeteve dhe makinerive të betonit në Tiranë, Durrës, Krujë, Vlorë, Fier, Lushnjë, Rrogozhinë, Fushë Krujë, Laç dhe Elbasan.

Gjatë kësaj jave ka pasur bllokim të mjeteve që transportojnë dhe hedhin beton te objektet e ndërtuesve që veprojnë pa pasur të gjitha lejet e kërkuar për një ndërtim dhe për disa raste, inspektorët kanë vendosur sekuestrimin e mjetit, deri sa subjekti të paguajë penalizimin sipas përcaktimeve ligjore, ose të presë afatin ligjor për rimarrjen e mjetit. Deri më tani janë vendosur dhjetëra penalizime financiare me gjobë si dhe janë sekuestruar dhjetëra mjete të tjera.

Qëllimi kryesor i këtij aksioni është që të mos hidhet beton në ndërtime apo objekte të cilat nuk janë pajisur me lejet përkatëse.

Por ndërkohë është vënë re rezistencë nga disa subjekte që drejtohen apo kanë mbështetje nga persona publikë dhe politikë, ku raste të tilla janë vënë re në bregdetin e Durrësit, ku pavarësisht sekuestrimeve dhe ndëshkimeve ligjore, mjetet e kompanisë “3D”, që është krijuar dhe administruar prej vitesh nga Vangjush Dako, derisa ky i fundit u zgjodh kryebashkiak i Durrësit po shkelin ligjin.

Ndërkaq, ligji parashikon që “subjekti i cili disponon mjete apo makineri që përdoren në fushën e ndërtimit është i detyruar të mos ofrojë shërbimin e tij, për persona fizikë apo juridikë, të cilët nuk janë të pajisur me leje ndërtimi. Për këtë qëllim, subjekti që disponon mjete apo makineri që përdoren në fushën e ndërtimit, kërkon paraprakisht, nga ndërtuesi, paraqitjen e lejes së ndërtimit”.

n.e/NOA

KOMENTE