Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klodiana Shala: Ja e ardhmja e kompleksit “Dinamo”
English

Klodiana Shala: Ja e ardhmja e kompleksit “Dinamo”

Tiranë, 19 nëntor, NOA - Drejtorja e Agjencisë së Shërbimit të Sportit shpjegon teknikalitetet e kalimit nga mjediset e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” në ato të Kompleksit Sportiv “Dinamo” dhe shndërrimin e këtij të fundit në qendër olimpike kombëtare.

Klodiana Shala falënderon për këtë vendim kryeministrin Berisha dhe ministrat Basha dhe Xhaferraj. “Zhvendosja e Agjencisë së Shërbimit të Sportit të kompleksit sportiv “Dinamo” përbën një hap rrënjësor në ndryshimin e menaxhimit të sportit në vendin tonë, e bashkë me të edhe ndryshimin e mendësisë së tij”.

Znj. Shala, pas vendimit të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e destinacionit të Kompleksit Sportiv “Dinamo” dhe kalimit në varësi të Agjencisë së Shërbimit të Sportit, cilat janë hapat që do të ndërmerren në ditët në vazhdim për zbatimin e këtij vendimi?

- Ne presim fillimisht që vendimi të botohet në Fletoren Zyrtare, pra për një afat prej 15 ditësh, dhe fill pas kësaj, Agjencia e Shërbimit të Sportit do të zhvendoset në mjediset e Kompleksit Sportiv “Dinamo”, për t’u vënë kështu në dispozicion të ekipeve kombëtare, pasi ky kompleks do të shndërrohet në qendër olimpike, apo më saktë në një fshat olimpik, për të gjitha ekipet kombëtare, duke nisur nga atletika, futbolli, peshëngritja, mundja, boksi, basketbolli, volejbolli e të tjera. Kjo pasi kjo qendër ka një infrastrukturë që në fakt nuk është 100% e përfunduar dhe që nuk i akomodon të gjitha sportet, por në muaj në vazhdim, do të punohet për kompletimin e saj si një qendër për grumbullimet e ekipeve kombëtare. Pra, do të punohet që të bëhen plotësisht funksionale qendra rezidenciale (hoteli, restoranti, mjediset sanitare), qendra e mjekësisë dhe fizioterapisë, mjediset sportive të hapura apo sallat e mbyllura.

Po përsa u përket Federatave që aktualisht janë rezidente në mjediset e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve prapa Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, si do të veprohet me to? Pra, a do të akomodohet këto federata me zyra në mjediset e Kompleksit Sportiv “Dinamo”, apo do të gjendet një zgjidhje tjetër?

Në fakt, zhvendosja e Agjencisë së Shërbimit të Sportit te Kompleksi Sportiv “Dinamo” përbën një hap rrënjësor në ndryshimin e menaxhimit të sportit në vendin tonë, e bashkë me të edhe ndryshimin e mendësisë së tij. Federatat shumë-portëshe që aktualisht rezidente në mjediset e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve prapa Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” janë të gjitha persona juridikë dhe nuk besoj se të gjitha Federatat do të arrijnë të akomodohen në qendrën e re kombëtare olimpike. Megjithatë, akoma nuk është vendosur përfundimisht mbi këtë çështje, sepse ka një numër faktorësh për t’u marrë në konsideratë.

Po përsa i përket zgjidhjes së çështjes së Klubit të Futbollit “Dinamo”, që aktualisht gjendet në këtë kompleks, si do të veprohet? A nënkupton kjo se hapja për të gjithë do të mundësojë që edhe ekipe të tjera të futbollit shqiptar të stërviten në këtë kompleks?

Natyrisht, unë e theksova që në fillim të kësaj bisede që ajo qendër do të jetë një qendër kombëtare, domethënë jo vetëm e përkushtuar ndaj një sporti apo një klubi të vetëm. Pra, rrjedhimisht, kjo qendër do të jetë e hapur për t’u shërbyer së pari ekipeve kombëtare të të gjitha sporteve, por edhe klubeve të futbollit, qoftë për Tiranën, Partizanin, Dinamon apo klube të tjera. Pra nuk do të jetë specifike për një sport apo organizëm të veçantë sportiv.

A ka një projekt afatgjatë përsa i përket ngritjes së nivelit të kësaj qendre kombëtare sportive, pra shtimin e mjediseve të reja, apo të shërbimeve të reja?

Kjo do të shqyrtohet besoj në fillim të vitit të ardhshëm, pasi hapi kryesor dhe më i madhi ishte vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili mundëson kalimin e Kompleksit Sportiv “Dinamo” nga varësia e Ministrisë së Brendshme në atë të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Natyrisht, ky vendim i qeverisë ka parashikuar edhe një fond investimesh për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj qendre olimpike kombëtare. Së fundi, por jo më së paku, dëshiroj këtu të shpreh mirënjohjen time, por besoj edhe të komunitetit të sportit në Shqipëri, ndaj Kryeministrit Sali Berisha, por edhe Ministrit të Brendshëm, Lulëzim Basha, si dhe atij të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj, për kontributin e tyre në dhënien e këtij mjedisi sportiv për zhvillimin e mëtejshëm të sportit në vendin tonë.

Intervistoi: Altin B. Kodra

KOMENTE