English

Lirohet me kusht ish-Guvernatori i bankës

Prishtinë, 19 Nëntor, NOA - Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Hashim Rexhepi është liruar dje në mbrëmje nga mjediset e paraburgimit, pasi ka paguar shumën e garancisë prej 20 mijë eurosh.

Ai u arrestua më 23 korrik të këtij viti, vetëm një ditë pas vendimit pozitiv për Kosovën nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës.

Ishin forcat e policisë kosovare, të cilat janë në të njëjtën kohë pjesë e grupit “Task Force” kundër Korrupsionit, që kanë bastisur shtatë lokacione, përfshirë banesat private të katër të dyshuarve, zyrat e Bankës Qendrore të Kosovës si dhe një kompani private, të autorizuara nga gjykatësi i procedurës paraprake të EULEX.

Në njoftimin përkatës të EULEX-it rreth këtij aksioni, thuhej se këto bastisje ishin të ndërlidhura me një hetim financiar dhe për korrupsion ku dyshohet për keqpërdorim të detyrës apo pozitës zyrtare, marrje të ryshfetit, shmangie të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe pastrim parash.

n.e/NOA

KOMENTE