Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i Arsimit i shkruan rektorit Shaska mbi kërkesën për dorëheqje
English

Ministri i Arsimit i shkruan rektorit Shaska mbi kërkesën për dorëheqje

Tafaj ka shprehur falënderime për punën e bërë deri sot nga z.Shaska e në këtë pikë, përkundër fyerjeve pa fund që Shaska i bëri këto ditë ministrit dhe kreut të qeverisë, sot ka demonstruar luhatje qëndrimesh dhe ka ndryshuar kryekëput kurs: “Personalisht dua te falenderoj Ministrin për...”/ Më herët, trumbetoi: Beteja vazhdon...

Tiranë, 19 Nëntor 2010 NOA – Ministri i Arsimit dhe Shkencës i dërgon një letër z. Tanush Shaska, rektorit të dorëhequr të Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali” në Vlorë ku i bën të qartë se e pranon kërkesën për largim nga detyra dhe komandon në vend të tij, Eustrat Zhupën, deri në emërimin e rektorit të ri.

Tafaj ka shprehur falënderime për punën e bërë deri sot nga z.Shaska e në këtë pikë, përkundër fyerjeve pa fund që Shaska i bëri këto ditë ministrit dhe kreut të qeverisë, sot ka demonstruar luhatje qëndrimesh dhe ka ndryshuar kryekëput kurs:

“Personalisht dua te falenderoj Ministrin per kohen qe e kam njohur dhe per bashkepunimin me te, per mbeshtetjen qe i ka dhene Universitetit te Vlores ne hapjen e shume diplomave te reja. Pavaresisht se filozofite tona per arsimin duket se jane totalisht te kunderta, gje e cila e bente vazhdimin e punes sime te pamundur, une i uroj Ministrit Tafaj fat dhe suksese ne punen e tij te veshtireë”.

Ndërsa më tej, duke iu drejtuar ish-stafit që në mëtë shumtën e kohës “e drejtoi” nga SHBA ku gjendet, z. Shaska shprehet:

“Uroj qe Universiteti "Ismail Qemali" te vazhdoje rrugen qe ka nisur. Megjithese kjo rruge eshte shpesh kundra rrymes, ajo ka prure mjaft risi ne arsimin universitar shqiptar”.

Në fund Shaksa thekson se “personalisht do te kthehem plotesisht ne aktivitetin tim shkencor dhe do te kontribuoj jo vetem ne Vlore por ne çdo universitet te Shqiperise nga ana shkencore ne se ky kontribut me kërkohet. Jam i bindur se koleget dhe studentet e UV-se do te vazhdojne te ecin ne rrugen e tyre te ekselences dhe progresit. E ardhmja e UV-se eshte e ndritur sepse aty ekziston nje brez i ri i shkelqyer i cili eshte i bindur se e ardhmja bazohet vetem tek puna dhe perkushtimi maksimal”.

Më poshtë vijon letra e plotë e z.Myqerem Tafaj:

I nderuar z. Rektor, Prof. Dr. Shaska, Mbeshtetur ne kerkesen tuaj per doreheqje nga detyra e Rektorit te Universitetit "Ismail Qemali" Vlore, te cilin ju ja keni bere te njohur personelit akademik dhe administrativ te Universitetit dhe e keni shpallur publikisht, deshiroj tu bej te njohur se e respektoj vendimin qe keni marre dhe e pranoj doreheqjen. Funksionet e Rektorit te Universitetit "Ismail Qemali" Vlore i ngarkohen zv.Rektorit Z. Eustrat Zhupa deri ne zgjedhjen dhe emerimin e Rektorit te ri. Deshiroj t'ju falenderoj per kontributin tuaj si rektor i universitetit dhe bashkepunimin me ministrine e Arsimit dhe Shkences. Myqerem Tafaj e.r/NOA

Deklaratat e meparshme te z.Shaska

KOMENTE