English

Pasqyra e Shtypit, 19 Nëntor 2010

Tiranë, 19 Nëntor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 19 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme letrën e Ramës drejtuar ndërkombëtarëve se ai nuk kërkon më hetimin e fletëve të votimit. Ato paraqesin edhe padinë e selisë rozë në prokurori për ish-Piramidën, kundër zyrtarëve të Kulturës. Sikundër gazetat paraqesin dhe raportin e DASH për fetë, ku thuhet se kryebashkiaku pengoi ndërtimin e xhamisë së re në Tiranë. Ato flasin dhe për kërkesën e KESH, CEZ dhe OST për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Kërcënoi Berishën, telashe në burg”, i cili citon detaje nga trajtimi që po i bëhet kreut të Bandës së Lushnjës pas sharjeve në seancën e fundit gjyqësore, duke përmendur emrin e kryeministrit.

“Pa viza, por nën kontroll dhe me xhepin plot”, është një artikull që citon kushtet e lëvizjes së lirë.

“Deputetja policit kosovar: Je kafshë!” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë, lidhur me fakte të reja nga incidenti i Albana Vokshit në kufi me Kosovën.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Nisin protestat/ Pensionet, ushtarakët: Gati mosbindja civile”, i cili tregon vendimin e marrë nga shoqata e ish-Ushtarakëve për të nisur protestat.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Edi Rama u shkruan ambasadorëve: Jam tërhequr nga fletët, dua materialet zgjedhore”.

Ndërkaq, në këtë të përditshme do të gjeni edhe artikullin me titullin “PS padi për Piramidën: U shpërdoruan 2 mld lekë”.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Borxhet/ I riu vetëvaret në internet-kafe”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Të djathtët evropianë/ Akord Rama-Berisha”, i cili citon të flasë një europarlamentar të njohur për zgjidhjen e krizës në Shqipëri.

“Dorëzohet djali i Sali Tivarit, shtypi dy gra me makinë”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje, referuar aksidentit tragjik dy ditë më parë në Kavajë.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “ERE në dilemë/ KESH, CEZ dhe OST i kërkuan rritjen e çmimit të energjisë elektrike” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Opozita kryqëzon Topallin”, i cili citon detajet e debatit të djeshëm në seancë plenare mes kryeparlamentares dhe deputetëve socialistë.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “KESH, OST dhe CEZ: Të rritet çmimi i energjisë elektrike”, lidhur me propozimin ndaj ERE-së.

Ndërsa çështja e evazionit fiskal mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Tatimet dorëzohen para televizioneve lokale kabllore ”.

“Intervista/ Fehmi Abdiu: Kryeministri, një kryetar i pushteteve të tjera” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “SHBA: Xhamia e re, Edi Rama pengoi ndërtimin”, i cili i referohet deklaratave të Departamentit Amerikan të Shtetit në raportin vjetor për fetë, duke përshkruar situatën e komuniteteve fetare në Shqipëri.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Tiranë, vetëvaret në internet duke parë një film romantik”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “PS, kundër rimbursimit të kasave fiskale dhe taksimetrave”.

Ndërsa në rubrikën “sociale” do të lexoni “Listat e aplikantëve për vizë në ambasadën greke”, për ditët në vijim.

n.e/NOA

KOMENTE