English

Rekordi: 5400 km not në Amazonë, për 46 ditë

Amazona, 19 nëntor, NOA - Ky nuk është vetëm një rekord, po edhe një legjendë. 37-vjeçari serb, Darko Novoviç ka përshkuar me not për 46 ditë, më shumë se dy të tretat e lumit Amazona, ndër më të gjatit në botë, përkatësisht 5.400 km nga 6.280 që është totali i gjatësisë së tij.

Siç bëjnë me dije mediat e huaja, në këtë xhiro spektakolare, ai është infektuar në shumë vende nga krokodilat, shushunjat dhe piranhat.

Gjë e cila në fakt nuk e la të përballonte ritmin e përditshëm të të notuarit. Por siç thuhet, çdo ditë ai notoi për 16 orë plot, duke përshkuar rreth 118 km.

Ndërkaq, rekordi i mëparshëm i përkiste një tjetër legjende të notit, 50-vjeçarit slloven Martin Strel, i njohur si "njeriu-peshk", i cili në vitin 2007 kishte kaluar të njëjtën distancë në 65 ditë më shumë se notari serb.

Ndërkaq, me një pjesë të parave që ka siguruar Novoviç tha se do të ndërtojë një kishë në Petrovaç, Mal të Zi.

n.e/NOA

KOMENTE