Në këtë Samit përveç kryetarë shtetesh dhe qeverish të 28 vendeve anëtare, ishin të ftuar dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, si Presidenti i Këshillit të Evropës Herman Van Rompuy dhe Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso.
Kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur në Samit, shprehu mbështetjen e plotë të Shqipërisë për dokumentin e rëndësishëm të Konceptit të ri Strategjik, reformimit më të thellë dhe më të avancuar të NATO-s, rolit dhe misionit të saj në shekullin e 21-të.
Më tej kryeministri Berisha vlerësoi rolin vendimtar të NATO-s në ndalimin e genocidit dhe vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, si dhe i garantoi vendet anëtare se Shqipëria do të vijojë të marrë pjesë aktivisht dhe të mbështesë të gjitha operacionet e Aleancës në shërbim të paqes dhe sigurisë euro-atlantike e më gjerë.
Kryeministri theksoi se Shqipëria e konsideron vazhdimësinë e zgjerimit të Aleancës me anëtarë të rinj në rajon si një zhvillim shumë të rëndësishëm për sigurinë e rajonit tonë, mbetet e vendosur të japë kontributin e saj në këtë proces.
Kryeministri u shpreh se edhe gjatë këtij viti, Shqipëria ka ridimensionuar në propocion me mundësinë, kontributin në Afganistan dhe po punon për ta rritur edhe më tej atë.
“Jemi të vendosur të reformojmë dhe konsolidojmë forcat tona të armatosura për t'ju përgjigjur dhe marrë pjesë në misionet e NATO-s kudo që ajo të ketë nevojë”, - u shpreh kryeministri Berisha.
e.r/NOA
{youtube}BJN8qqZbTvI{/youtube}