English

Sarah Palin: Mishel Obama, raciste me të bardhët

Uashington, 19 nëntor, NOA – Ndërsa dy ditë më parë ka thënë hapur se ajo e mund presidentin e SHBA-ve, Barak Obama, nëse del në zgjedhje karshi tij në vitin 2012, sot ka sulmuar bashkëshorten e tij publikisht.

Fjala është për Sarah Palin, kandidaten e njohur republikane në zgjedhjet amerikane, e cila ka thënë saktësisht se “Michelle Obama është raciste”.

Ish-guvernatorja e Alaskës, e ka cilësuar Michelle si një afro-amerikane që nuk mbështet të bardhët.

Një vlerësim të tillë ajo e ka bërë në librin “America by heart”, libri i saj i dytë autobiografik që do të dalë pas disa ditësh .

n.e/NOA

KOMENTE