English

Shkelm fluturues për Paris Hilton

Los Anxhelos, 20 nëntor NOA - Gjithçka mund të pritet nga Paris Hilton edhe një goditje e ulët si ajo që rrëzoi trajnerin e saj personal. Fotografitë e Grand Hotel tregojnë trashëgimtaren bionde duke luftuar në një stërvitje të kikboksit, pasioni i fundit për mbajtjen e një trupi të përsosur si një barbie. Për fat të keq Paris nuk e ka llogaritur mirë fuqinë e saj në goditje kur ka qëlluar profesorin e saj.

Ai i rezistoi për një moment dhimbjes por, më pas ra në tokë i shkatërruar. E parë nga larg, në një park në Los Anxhelos, me siguri nuk mund të besohet se Paris mund të hedhë në tokë një person të tillë me një shkelm të tillë. Në vend të saj, imazhet tregojnë se trashëgimtarja më joshëse e Hollivudit ka një formë më të mirë fizike nga sa mund të mendohet.

r.b/NOA

KOMENTE