Torino, 20 nëntor NOA - Përveç masazheve, përgjegjësit siguronin dhe seks në këmbim të parave. Kështu qendra, në Torino, është sekuestruar nga policia për prostitucion. Ky rast u sinjalizua nga qiramarrësit e ndërtesës ku kryen masazhet, që kryente këtë biznes në disa dhoma në katin e parë të ndërtesës. Në fakt, banorët ishin ankuar për lëvizjen e tepruar të konsumatorëve në qendër, e cila ka prishur qetësinë e tyre.
Ajo çka ndihmojë shumë në mbylljen e kësaj qendre ishin dhe prezervativët e shumtë që u gjetën në brendësi. Agjentët e policisë e rrethuan menjëherë ndërtesën, e cila drejtohej nga një kineze 51 vjeçare, ndërsa në bodrum ata gjetën me qindra kutia prezervativësh. Policia më pas sekuestroi dhe 2 mijë euro, të cilat iu gjetën dy femrave kineze 30 dhe 29 vjeçare, të cilat ishin në qendër e masazheve në kohën kur agjentët kontrolluan.
r.b/NOA