English

Hapet solemnisht zyra e Lëvizjes për Bashkim në Gjakovë

Gjakovë, 20 Nëntor 2010 NOA - në mënyrë solemne u bë përurimi i zyrës së Lëvizjes për Bashkim – Dega në Gjakovë.

Të pranishëm ishin përfaqësues të mediave, përfaqësues të parterëve të koalicionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Balli Kombëtar e PEK, pastaj përfaqësues nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, veteranë e veprimtarë të çështjes kombëtare nga Gjakova e rrethina, anëtarë e simpatizantë.

Gjithashtu ndodheshin Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, z. Avni Klinaku, anëtari i KP, z. Valon Murati dhe znj. Aurora Bakalli (që të tre kandidatë për deputet të Lëvizjes për Bashkim në listën e koalicionit Lëvizja Vetëvendosje!).

Të pranishmit i përshëndeti Koordinatori i Degës në Gjakovë, z. Tomor Pozhegu, pastaj fjalën e morën edhe z. Avni Klinaku dhe z. Valon Murati.

Më këtë rast për të pranishmit u shtrua edhe një koktej rasti.

a.b/NOA

KOMENTE